Bisedimet për aderim të Maqedonisë në BE, pas zgjedhjeve

Raundi i ri në kuadër të bisedimeve të nivelit të lartë aderues mes BE-se dhe Maqedonisë të zhvillohet pas formimit të Qeverisë së re. Kështu kanë rënë dakord në takimin e sotëm Komisionari Fyle dhe dy bashkëbiseduesit e tij, zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi dhe Nikolla Poposki.

Agjenda e këtyre bisedimeve, siç njoftojnë nga kabineti i Fyles, do të përfshijë më pak çështje nga raundet paraprake. Ndërkaq theksi të do të vendoset në sfidat konkrete me qëllim që rezultatet e arritura të mund të avancojnë rrugën e aderimit.

Në takim Komisionari Fyle gjithashtu ka diskutuar për zbatimin e marrëveshjes politike të 1 marsit, si dhe reformat kyçe përfshirë, lirinë e mediave, pavarësinë e gjyqësorit, zbatimin e Kodit zgjedhor sikurse marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore.

Fyle ka theksuar pritshmërinë se zgjedhjet do të zhvillohen në përputhje me kornizën e rishikuar të kodit zgjedhore, se do të jenë të lira dhe korrekte, dhe se të gjitha partitë dhe qytetarët do të shfrytëzojnë një fjalor të matur politik.

Lajme të ngjashme

Back to top button