BDI ka hapur shtabin zgjedhor në Dibër

Bashkimi Demokratik për Integrim ka hapur shtabin zgjedhor në Dibër. Shef i shtabit është kryetari i komunës Ruzhdi Lata.

 “Duke u bazuar në normativat e Bashkimit Demokratik për Integrim edhe në Dibër u themelua Shtabi zgjedhor në përbërje të strukturave të BDI-së dega Dibër, të cilët janë me përvojë dhe kanë qenë të angazhuar edhe me parë në këtë lloj veprimtarie aktiviteti. Normalisht do të përpiqemi  për  disiplinë sa më të madhe që të jemi sa më aktiv në teren , sa më afër votuesit me bashkëbisedim , me bindje dhe arsyetim , me logjikë për ardhmërinë e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, deklaroi për Portalb, kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, gjegjësisht shefi i shtabit komunal në Dibër.

Lajme të ngjashme

Back to top button