Mes kandidatëve për president nuk ka spiun

Komisioni për lustrim e ka njoftuar Komisionin shtetëror zgjedhor se katër kandidatët për president të Maqedonisë kanë kaluar në filtrin e lustrimit dhe është marr vendim se ato nuk kanë bashkëpunuar me shërbimet e sigurimit.

Komisioni e ka angazhuar sekretariatin që ti bëjë të gjitha përgatitjet rreth lustrimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Edhe pse mandati i Komisionit për lustrim ka skaduar më 15 janar, anëtarët thonë se kanë kompetenca të lustrojnë dhe të marrin vendime deri në zgjedhjen e përbërjes së re.

Lajme të ngjashme

Back to top button