Ronaldo dëshiron vazhdimin e kontratës me Real Madridin

Cristiano Ronaldo ka shprehur dëshirën e tij që të vazhdojë të mbetet pjesë e Real Madridit edhe për sezonet e ardhshme.

Në qershorin e 2018 i skadon kontrata portugezit me ‘Los Blancos’, transmeton Koha.net.

“Kam folur me presidentin Florentino Perez në telefon dhe kur të rikthehem në Madrid, do të flasim për kontratën e re. Është diçka që unë e dua”, është shprehur kampioni i Evropës, raporton Goal.

Ronaldo e ka quajtur sezonin 2015-16 si më të mirin në karrierë për shkak të sukseseve me Real Madridin dhe kombëtaren e Portugalisë, me të cilët u shpall kampion i Evropës në nivel klubi dhe shteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button