Elvana Gjata mesazh prekës për viktimat e Mynihut (FOTO)

”Nuk gjej fjalet për atë që ndodhi dje në Mynih, për të gjithë ata te pafajshëm jeta e të cileve u mor padrejtesisht nga një tjetër akt mizor”, është shprehur Elvana

Të gjithë jemi të shokuar nga vrasjet e shumta që kanë ndodhur javëve të fundit në vende të ndryshme të botës. Por, tragjedia e mbrëmshme në Munich të Gjermanisë, në të cilën mbetën të vrarë edhe tre kosovarë, e ka prekur të gjithë kombin.

Në rrjetet sociale, kudo shihen reagimet për vrasjen e Armela Segashit, Sabina Sulajt dhe Dijamant Zabërgjës, të cilët humbën jetën tragjikisht mbrëmë në Munich të Gjermanisë.

Edhe fytyrat publike janë prekur nga tragjedia e mbrëmshme.

Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata përmes një shkrimi në rrjetin social facebook ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për vrasjen e tre kosovarëve në tragjedinë e mbrëmshme në Munich.

”Nuk gjej fjalet per ate qe ndodhi dje ne Mynih, per te gjithe ata te pafajshem jeta e te cileve u mor padrejtesisht nga nje tjeter akt mizor…Shoh fotot e Armeles, Diamantit, Sabines dhe tmerrohem! Ndjej nje dhimbje te madhe ne shpirt kur mendoj se si endrrat e tyre, rinia e tyre u pre ne mes vetem sepse qelluan ne ate qender tregetare…
Ngushellimet me te thella per familjet tuaja, qe jane edhe familjet tona. Sepse ju jeni motrat dhe vellezerit tane. Lutem per ju, Gjaku im…”, ka shkruar Elvana në facebook.

Ndryshe, nga trgjedia e mbrëmshme në Munich të Gjermanisë mbetën të vrarë 9 persona, në mesin e së cilëve edhe tre kosovarë./21Media

Capture.JPG...........q

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button