fbpx

Zgjohu fton diasporën shqiptare për të votuar

Lëvizja ZGJOHU! fton diasporën shqiptare në SHBA, Kanada, Evropë dhe Australi që të çohet në këmbë dhe të mobilizohet maksimalisht duke u regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 27 prillit.

“Mobilizimi i diasporës në këto zgjedhje duhet ta tejkalon angazhimin e vitit 2001 dhe atë të vitit 2013 për fitoren në Kërçovë. Këto zgjedhje janë të një rëndësie të jashtëzakonshme dhe Shqiptarët në diasporë do të përfaqësohen në parlamentin e Maqedonisë me 3 deputet sepse këtë radhë fitorja është e paevitueshme dhe e pashmangshme”, thuhet në komunikatën e lëvizjes “Zgjohu”.

Zgjohu, vlerëson se çdo familje shqiptare, çdo organizatë joqeveritare dhe çdo segment i shoqërisë tonë duhet të kyçet në procesin e regjistrimit për votim të çdo shqiptari në SHBA, Kanada, Evropë dhe Australi deri më 30 mars të këtij viti.

“Diaspora shqiptare është investuesi më i madh në vendlindje si dhe paraqet shtyllën e stabilitetit makroekonomik të vendit, andaj dhe sot ka ardhë koha që ky kontribut i madh i diasporës për Maqedoninë të kurorëzohet me 3 deputet në parlamentin e Maqedonisë”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close