Në mes të Shkupit jetohet si në Mesjetë (VIDEO)

Këta tenda të improvizuara janë shtëpi për dhjetëra romë, të cilët një kohë tashmë të gjatë po jetojnë buzë lumit të Vardarit. Në një tendë jetojnë prej 7 deri më 10 persona, kurse ekzistencën e sigurojnë duke shitur shishe dhe letra që i mbledhin nëpër mbeturina. Fëmijët e tyre nuk shkojnë në shkollë, kurse rrezikojnë jetën për tu kyçur në rrjetin e energjisë elektrike, sepse tentojnë vetiu t’i kryjnë këto punë, raporton TV21.

Edhe pse jetojnë buzë Vardarit, për të siguruar ujë të pijshëm duhet të ecin më shumë se 3 kilometra. Problem shtesë është edhe ajo se tashmë një kohe autoritetet kanë urdhëruar që të largohen nga ky vend, sepse është pronë private, dhe se komuna kërkon nga pronari që të pastrojë vendin. qeveria ka përmbushur edhe një premtim, dhe qytetarët kanë marrë ndihma sociale për 5% më të mëdha.

Për më shumë ndiqeni videon:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button