Tito Petkovski i thotë Lamtumirë Parlamentit

Lideri i PRSD-së, Tito Petkovski, rreth asaj nëse ka ambicie të jetë përsëri pjesë e strukturës së tetë parlamentare, ai deklaroi se “nuk do të kandidohem për mandat të ri për deputet”.

“Rrëfimi im në Parlament mbaroi më 24 dhjetor të vitit 2012, kur u shkel demokracia dhe dinjiteti i deputetëve. Prej atëherë as që paraqitem në seanca”, thotë Petkovski, i cili në emër të partisë së vet këto ditë po udhëheq bisedimet me udhëheqësinë e LSDM-së për shpërndarjen e mandateve brenda frontit opozitar. 

Petkovski i cili është kampion absolut për stazhin e tij në Parlament, sepse në karrigen e deputetit ose në vendin e spikerit ka kaluar plot 23 vite, nuk deshi të tregoj si partia e tij është pozicionuar në bisedimet dhe nëse do të kërkojë katër vende fituese në Listat si në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011. 

Në strukturën e fundit parlamentare përveç Petkovskit, PRSD-në e përfaqësojnë edhe Goran Misovski, Sonja Mirakovska dhe Nikolçe Acevski. Sipas informacioneve që të tre kanë ambicie edhe për njëmandat tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button