Afërdita vjen me foto-sesion të ri (Foto)

Më shumë se kurrë ka shtrirë angazhimin e saj në modelim. Afërdita Dreshaj, ndërsa po shfaqë në çdo moment dashurinë karshi sportistit çek Jakub Kindl, ka treguar se pasionin rreth modelimit dhe fotosesioneve do ta shfaqë më shumë se kurrë…

Nisi të krijojë karrierë si modele, për t’u bërë këngëtare pak vjet pas. E tani krejt në fund ajo u paraqit edhe si prezantuese në një emision vikendi në kanalin televiziv në Shqipëri “Agon Channel”. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Afërdita Dreshaj e cila kohëve të fundit duket se ju ka kthyer prapë zanatit të vjetër, atij të foto-modelimit, transmeton Tribuna.

Dreshaj po e gjen vetën në shumë profesione mirëpo ajo që po e bën të ndihet më mirë, modelën e shndërruar në këngëtare është pikërisht modelimi. Kjo duke u bazuar në fotografitë e herëpashershme që po i prezanton.

E së fundmi Dreshaj ka njoftuar për një tjetër foto-sesion, për të cilin ka thënë se s’po mund të pres. “Cant wait to see the new pictures”, kishte shkruar ajo në faqen e saj zyrtare në ‘Twiiter’, duke lënë kështu në pritje shumë fansa të cilët me padurim presin t’i shohin foto e reja.

Lajme të ngjashme

Back to top button