“Ballistët” të gjashtit në Botë

Në ndeshjen e fundit të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll u luajt derbi lokal në Tetovë në mes Shkëndijës dhe Renovës, ndeshje kjo e cila u transmetua drejtpërsëdrejti edhe në Supersport. E veçanta e kësaj ishin tifozët kuq e zi “Ballistët”, të cilët kishin përgatitur koreografi e cila ka zgjuar interesimin e mediave botërore.

Uebsajti sportiv franzez “La Grinta” ka radhitur tifozët tetovar në vendin e gjashtë për javën e shkuar, duke përfshirë tifozëri në nivel botërorë. Ndërkaq, 10 mijë tifozët që ndoqën ndeshjen Shkëndija – Renova, si dhe ata që kanë ndjekur ndeshjen online apo në Supersport, patën rastin si rrallë herë të shohin koreografinë e tetovarëve e cila përmbante fushatën “Një Komb, një Kombëtare, një Ligë shqiptare”.

Ata gjithashtu shpalosën një flamur shqiptar, si dhe një koreografi ku kishin vizatuar një lojtar të Renovës, Vardarit dhe Metalurgut, e krejt në fund një lojtar të Shkëndijës dhe shënimi “Krahasimin bëjeni vet”. Në lidhjen më poshtë ju sjellim dhe materialin nga faqja franceze. / Portalb
http://www.lagrinta.fr/top-10-les-tifos-du-week-end-23&7245/#!prettyPhoto

Lajme të ngjashme

Back to top button