Pacolli: Sulmi makabër në Munih, sulm barbar ndaj lirisë (Foto)

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave që humbën jetën nga sulmi në Munih të Gjermanisë.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se sulmi i mbrëmshëm është makabër, barbar dhe sulm ndaj lirisë, transmeton indeksonline.

Lexoni postimin e Pacollit:

Sulmi makabër në Munich të Gjermanisë i cili i mori jetën 9 personave, është një akt barbar, një sulm ndaj lirisë. Një ngjarje e rëndë. Me pikëllim të madh e shkruaj këtë postim, kur ajo që kisha shumë frikë të ndodhte, ndodhi. Nga viktimat e ngjarjes së ditës së djeshme, kanë mbetur të vrarë edhe tre bashkatdhetarë. Tre të rinj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve Segashi, Sulaj dhe Zabërgja. Me këtë foto dua të tregoj që populli shqiptar është i bashkuar, paqësor, dhe që ne ndajmë dhimbjen e thellë me miqtë tanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button