Thaçi: Jam në kontakt me autoritetet, sot presim me lutje viktimat e sulmit në Munih

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjarët e tre viktimave kosovare që humbën jetën në sulmin e mbrëmshëm në Munih.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se është në kontakt vazhdimisht me autoritetet e atjeshme dhe se Kosova i ofron ndihmë Gjermanisë për tejkalimin e makthit.

Ja postim e Thaçit në Facebook:

Lajmi për kosovarët viktima të sulmit terrorist në Munich është shokues dhe ka prekur tërë vendin. Jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet, por sot me lutje jemi me familjet që i presin në shtëpi më të dashurit e tyre viktima të sulmit.

Gjersa pres lajme të reja zyrtare, Kosova i ofron çdo ndihmë Gjermanisë për të përballuar këtë makth.

Sikur që sot bashkohemi me këtë dhimbje, ashtu bashkohemi në dënimin dhe luftimin e çdo forme të terrorizmit. HTH

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button