Përmbytjet në Kinë: 87 persona humbin jetën, 16 milionë evakuohen

Shirat e rrëmbyeshëm në Kinë kanë sjellë përmbytje të mëdha, dëme të jashtëzakonshme, e po ashtu u kanë marrë jetën dhjetëra njerëzve.

Media shtetërore ka njoftuar për 87 persona të vdekur, e për 16 milionë të tjerë që janë detyruar t’i lënë shtëpitë e tyre.

Rreth 50.000 shtëpi janë shembur, kurse më shumë se 1.5 milionë hektarë me të mbjella janë dëmtuar.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua lajmëroi për 72 persona të vdekur në provincën Hebei në veri të vendit, e për 78 të tjerë të humbur prej përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës.

Në Henan, një tjetër provincë, shtrëngatat kanë sjellë vdekjen e 15 banorëve, si dhe humbjen e tetë të tjerëve. 18.000 shtëpi janë dëmtuar, kurse 7.2 milionë njerëz janë evakuuar, transmeton Tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button