Sela: PDSH nuk është Ziadin Sela as Menduh Thaçi

Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela ka reaguar në lidhje me paralelet që hiqen rreth mosmarrëveshjeve që dega e Strugës ka me qendrën e PDSH-së në Tetovë, duke i krahasuar ata me problemet që së fundmi po aktualizohen në Saraj të Shkupit. Sela me këtë rast thekson se ankesat dhe paralelet që i heq Nuredini, janë personale dhe në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohen me Strugën.

Më pas Ziadin Sela ka komentuar edhe për konceptin e PDSH-së, duke theksuar se ajo nuk është pronë e individëve, por është shumë më tepër se aq, ajo ju përket aktivistëve të saj që 20 vite punojnë për ta jetësuar platformën e saj, i përket rinisë dhe gjithë shqiptarëve.

“PDSH-ja nuk është Ziadin Sela, as Menduh Thaçi , asnjë emër tjetër i përveçëm apo dëshira e dikujt për të qenë kandidat për deputet , kryetar komune, ministër, zv ministër… Nuk është shpi e as zot shpije, është shumë më tepër se kaq dhe në të njëjtën kohë edhe më e thjeshtë se kaq! PDSH është rinia e PDSH-së, është aktivisti më i thjeshtë i saj i cili ka 20 vite që lufton me mish e me shpirt që të del në dritë opsioni kombëtar në skenë, është shqiptari i rëndomtë në Maqedoni dhe zgjidhja e halleve që ai ka, janë njerëzit që e duan fitoren te paktën vetëm një herë. Ne e bëmë në Strugë dhe duam ta ruajmë dhe ta përcjellim te cdo shqiptar, në Kërçove, Cair,Gostivar,Tetovë,Resnjë,Dibër,Saraj, ta ruajmë fitoren që korrim vazhdimisht në Manastir, ta rikthejmë në Ohër dhe kudo ku jeton edhe një shqiptar”, shkruan Ziadin Sela, transmeton Drini.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button