Flet kosovari që i shpëtoi sulmit në Munich

Një shqiptar nga Kosova ka qenë dëshmitar i ngjarjes makabre që ka ndodhur në orët e pasdites në Munich të Gjermanisë.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook rrëfimin e tij për sulmin me armë, nga i cili mbetën të vdekur së paku gjashtë persona, dhe u plagosën disa të tjerë.

Kjo është dëshmia e tij:

Para disa orëve për fat të mirë shpëtova nga një sulm terrorist në një qendër tregtare në Minhen të Gjermanisë.

Isha vetëm pak metra afër atyre qenieve të frikshme që bërtisnin dhe gjuanin me armë.

Aty pash tmerrin.

Të gjithë vraponim me sa fuqi kishim për t’u larguar nga objekti.

Njerëz të çmendur nga frika, fëmijë e të moshuar duke qarë e duke kërkuar ndihmë, gjithçka e tmerrshme.

Qindra automjete policie e shumë grupe të ndihmës mjekësore të cilët na pyesnin nëse kemi nevojë për ndihmë pak minuta pas ngjarjes.

Një shtet i përgatitur siç është Gjermania e ka të pamundur t’i parandalojë këto sulme, frikësohem çka do të ndodhë nëse diçka e tillë ndodh në Kosovë?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button