Shkon në 9 numri i viktimave në Mynih

Policia gjermane ka bërë të ditur që numri i viktimave në Mynih ka shkuar në nëntë.

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Munih

Tre orë e gjysmë pas të shtënave në qendrën tregtare “Olimpia” në Munih, autoritetet e qytetit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa radio televizioni bavarez raporton për gjashtë të vdekur.

Policia dyshon se bëhet fjalë për një sulm terrorist dhe është duke kryer aksion të gjerë në kërkim të sulmuesve, numri i saktë i të cilëve nuk dihet.

“Bayeriche rundfunk” thekosn se janë vrarë gjashtë persona dhe ka shumë të plagosur, derisa policia tha se nuk mund të thotë me siguri numrin e viktimave dhe se situata edhe më tej është e paqartë.

Kryeministri i Bavarisë, Horst Zehofer dhe ministri i Punëve të Brendshme Joahim Herman kanë caktuar pas të shtënave në Munih mbledhje të krizës, shkruan “Zeit”.

Hekurudhat gjermane kanë bërë të ditur se në rrjedhë është evakuimi i qendrën kryesore të hekurudhës në Munih, pas të shtënave në qendrën tregtare “Olimpia”, transmeton Reuters.

Komunikacioni në qytet është ndërprerë tërësisht, ndërsa policia ka bërë apel që të mos bëhen foto ose video xhirime të aksionit policor, që qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i largohen hapësirës publike.

Ky është sulmi i dytë në Gjermani gjatë kësaj jave, pas atij që ndodhi të hënën kur një migrant 17-vjeçar plagosi katër persona në një sulm me thikë dhe sëpatë në një tren, në afërsi të qytetit bavarez  Vircburg.

Sulmuesi ishte vrarë nga policia. Për këtë sulm përgjegjësinë e mori ISIS, por mediat gjermane kanë shkruar se sulmuesi kishte vepruar vetë.

Çekia “blindon” kufirin me Gjermaninë

Ministri i Brendshëm i Çekisë, Milan Chovanec, i ka thënë një televizioni lokal se pas sulmeve në Munih të Gjermanisë, Çekia do të shtojë forcat e sigurisë përgjatë kufirit.

Ai ka thënë se këto masa do të bëhen për shkak të frikës se sulmuesit e Munihut mund të ikin dhe të hyjnë në territorin çek.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button