fbpx

Roboti shkruan lajmin për tërmetin

Los Angeles Times është e përditshmja e parë që transmetoi lajmin për tërmetit që jo shumë moti e goditi Kaliforninë. Lajmi bombastik është konfirmuar brenda tre minutave, falë “gazetarit robot”.

Siç transmeton BBC, gazetari dhe programuesi Ken Swank ka krijuar një algoritëm i cili automatikisht shkruan një artikull të shkurt kur dridhet toka. Gjatë një interviste dhënë revistës Slay”, Swank ka deklaruar se lajmi është shfaqur në internet brenda një periudhë mjaft të shkurtë kohore (tre minutave). Los Angeles Times është themelues i përdorimit të kësaj teknologjie e cila mbështetet në burime të besueshme, siç janë Instituti Amerikan Gjeologjik, dhe fut të dhënat në një tekst të përfunduar.

“Një tërmet i cekët prej 4.7 riter është regjistruar të hënën në mëngjes pesë kilometra nga Westwood-i në Kaliforni, ka bërë të ditur Instituti Amerikan Gjeologjik. Tërmeti ka ndodhur rreth orës 06:25 sipas kohës së paqësorit, në një thellësi prej 5 kilometra. Sipas të dhënave nga Qendra Gjeologjike Amerikane, epiqendra ka qenë gjashtë kilometra nga Beverly Hills, shtatë kilometra nga qyteti Universal City, shtatë kilometra nga Santa Monica dhe 348 kilometra nga Sacramento.

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, në afri të kësaj komune nuk ka pasur tërmet të 3.0 riter apo më shumë”, thuhej në ndër të tjera në artikullin e botuar”, thuhej në artikullin e shkruar me algoritëm nga Los Angeles Times. Përveç algoritmit për tërmetet, Los Angeles Times, përdor algoritmin për të shkruar edhe për krimin në qytetin e Los Angeles.

Lajme të ngjashme

Back to top button