BDI për herë të parë me kandidatë në Njësinë 4

Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë për herë të parë edhe në Njësinë Zgjedhore numër 4. Lajmin e bën të ditur portali Aktuale.mk, sipas të cilës lista me emrat e kandidatëve për deputetë do të zbardhet ditët në vijim.

Me listën në Njësinë 4, BDI shtrin në mbarë vendin hartën e saj të pjesëmarrjes zgjedhore.

Në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2011, kjo forcë politike garoi në Njësinë Zgjedhore nr. 3, duke tërhequr një numër të konsiderueshëm votash megjithatë jo të mjaftueshëm për një mandat deputeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button