Turqi, xhandarmëria do të kalojë në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme”

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Efkan Ala në një dalje televizive ka deklaruar se “Do të kalojnë xhandarmërinë krejtësisht nën varësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke pohuar se për herë të parë tentativën e FETÖ-s për grusht shteti e ka mësuar gjatë uljes me avion në aeroportin Esenboğa në Ankara ministria Ala tha: ”Truproja ime mu afrua dhe më tha, zotëri po bëhet grusht shteti. Çfarë është ky grusht shteti? e pyeta. Në atë moment më telefonoi Drejtori i Shërbimit Informativ (MIT) Hakan Fidan. ‘Zoti ministër kemi të bëjmë me një grusht shteti. Po na bombardojnë.’ Më pas zbritëm dhe shkuam drejt aeroportit. Normalisht morëm shumë lajme të ndryshme. Atëherë u mundova të komunikoj me Presidentin dhe Kryeministrin por ishte e pamundur pasi avioni i Presidentit ishte ngritur, ndërsa edhe Kryeministrin nuk e telefonova dot. Më pas dhashë urdhër që e gjithë policia të dalë në rrugë dhe të rezistojë, si dhe të arrestojë të gjithë ata që ju kundërvihen.”

Ndërsa në lidhje me komunikimin e vonshëm nga ana e MIT ministri Ala vuri në dukje se është e vërtetë që kanë të bëjnë me një problem komunikimi pasi informacionet e para për grusht shteti kanë dalë në orën 16:00 të asaj dite.

Ndërsa në lidhje me reformimin e institucioneve ministri i Punëve të Brendshme Ala është shprehur: “Tani xhandarmërinë do ta kalojmë plotësisht tek Ministria e Punëve të Brendshme. Pasi në këtë mënyrë nuk shkon. Edhe gjendja e Forcave të Armatosura do të rishikohet. Do të bëhen të gjitha gjërat e nevojshme. Në një krizë të mundshme të ngjashme me këtë ashtu sikurse veproi policia në këtë gjendje do të jetë edhe xhandarmëria.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button