Besimi dhe Popovski në takim me Fylen

Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Fatmir Besimi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot do të qëndrojnë për vizitë pune në institucionet evropiane në Bruksel. 

Siç kumtoi MPJ-ja, gjatë vizitës Besimi dhe Poposki do të kenë takim të përbashkët me komisionerin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, në të cilin do të bisedohet për plotësimin e prioriteteve kyçe nga Dialogu inkuadrues i nivelit të lartë (DINL), si dhe për organizimin e mbledhjes së ardhshme të DINL, menjëherë pas zgjedhjeve. 

Sipas Sekretariatit për çështje evropiane, krahas prioriteteve nga Dialogu inkuadrues, theks në bisedimet do të vendoset edhe në statusin e realizimit dhe prioriteteve të ardhshme në pjesën e lirisë së shprehjes dhe sundimit të drejtësisë, si dhe në shkallën e shfrytëzimit të IPA në vitet 2007-2013. 

Në mbledhje, gjithashtu do të shqyrtohen perspektivat e procesit eurointegrues të Republikës së Maqedonisë në vitin 2014. Janë parashikuar edhe takime të ndryshme me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane.  

Lajme të ngjashme

Back to top button