Shkup, hulumtim: si u shndërrua lagjja ‘Aerdromi i vjetër’ në qytet të ri

Me ndryshimin e PDU-së së hapësirës, ku deri tani kanë jetuar 400 familje me 1.700 banorë, tanë në rrokaqiejt duhet të vendosen 7.000 familje me 27.000 banorë të rinj. A duhej të shkaktohej një kaos i këtillë me qëllim të inkasimit të 40 milion eurove për shërbime komunale në komunë dhe katër herë më tepër te investuesit?

Aleksandar Pisarev

Buçitje nga makinat e mëdha për ndërtim, pompa dhe përzierëse për beton, buldozerë, kamionë…  britma dhe të zërat e lartë të  qindra punëtorëve të kompanive më të mëdha ndërtimore “Adora”, “Golden art” dhe “Debar”, të gjithë në lëvizje si në fole milingonash.  Kështu duket për momentin lagjja Aerodromi i Vjetër, më saktë lokacioni i quajtur Kisha – Njësia Urbane B1, siç e përkufizon PDU-ja e Komunës Aerodrom.
Me analizë kronologjike të ndryshimit të pamjes të kësaj pjese të qytetit, do të përpiqemi të projektojmë ndryshimin e ardhshëm demografik, urban, ndryshimin e komunikacionit, infrastrukturës dhe të fitojmë një imazh në lidhje me cilësinë e jetës të banorëve të rinj në këtë pjesë të Shkupit.  Pyetjet kryesore të cilën e shtrojnë banorët aktualë dhe të ardhshëm të kësaj pjese të qytetit, janë: si do të funksionojë kjo pjesë “e re e qytetit”, kush do të jenë banorët dhe nëse ata do të kenë jetë cilësore? Pas ekspansionit të këtillë ndërtimor dhe rritjes së numrit të banorëve nga 1.700 aktual në 27.000 banorë në këtë mikrokozmos, a  do të ketë sa dihet ujë, rrymë, gjelbërim, hapësirë të lirë, shkolla fillore, kopshte, ambulanca dhe si do të zhvillohet komunikacioni nëpër rrjetin rrugor aktual.

Në favor të kujt është PDU-ja?

Lagjja Aerodrom i Vjetër në Shkup, e cila është ndërtuar menjëherë pas tërmetit në vitin 1964 dhe është konceptuar si vend për jetë humane dhe të sigurt, tani paraqet sinonim për ekspansion ndërtimor në Shkup dhe vend të rezistencës së popullatës lokale kundër presionit të pa durueshëm të “mafies” ndërtimore dhe shpërnguljes të madhe të popullatës nga provinca në metropol.  Me realizimin e Planit Detajuar Urbanistik (PDU) për Aerodromin e Vjetër në Komunën Aerodrom, në lokacionet ku për momentin gjenden ose janë gjendur pesëdhjetë objekte banesore tani më të rrafshuara me tokën, në vijim është ndërtimi i 50 rrokaqiejve, prej të cilëve secili do të ketë nga 120 banesa.  Praktikisht, në vendin e çdo njësie banesore të rrënuar e cila ka pasur nga 10 – 12 banesa, po mbin rrokaqiell për banim kolektiv me 120 njësi banesore.

Aerodrom2

Banorët e vjetër, të mësuar me një jetë gjysmëshekullore të qetë në lagje tipike me shumë gjelbërim dhe infrastrukturë tërësisht të zgjidhur, përjetojnë lëvizje tektonike në jetët e tyre. Nën presionin e Komunës e cila është kreatore dhe realizuese e PDU-së, si dhe nën presionin e investuesve të cilët janë në garë për fitim më të madh nga shitja e banesave, kanë harruar postulatet kryesore të ndërtimtarisë, qytetarët janë detyruar të heqin dorë nga mënyra e deritanishme e jetës në shtëpi të ulëta dhe të përshtaten me blloqet banesore, të renditura njëra pas tjetrës dhe të afruara në distancë prej dhjetë metra, pa gjelbërim, pa hapësirë humane dhe socializim ndërmjet tyre. Sipas projektimit të cilin e kryem në bazë të analizave të detajuara të PDU-së, shëtitjes nëpër këtë vend ndërtim të madh dhe bisedës me popullatën lokale, arkitektë, ndërtues, investues – mund të nxjerrim përfundimin se kjo pjesë e qytetit e njohur si Aerodromi i Vjetër, tani e tutje do të përballet me probleme të mëdha urbane dhe infrastrukturore, zgjidhja e të cilave nuk do të jetë e lehtë, as e thjeshtë dhe aq më pak e shpejtë.

Bërthama urbane e këtij vendbanimi përbëhet nga banesa të ulëta tipike me pesë ose gjashtë banesa, prej të cilave secila ka pasur individualitet dhe oborr, si dhe objekte tipike banesore me përdhese dhe një kat me tetë banesa.  Dy të tretat e këtyre objekteve tani më janë rrënuar dhe në vendin e tyre gjenden rrokaqiej. Lagjja Aerodrom i Vjetër është ndërtuar në luadh të gjelbër në vitin 1964, në vendin kur një kohë ka qenë i vendosur aerodromi ushtarak i Armatës Popullore Jugosllave (APJ). Është konceptuar për akomodimin e personave ushtarakë banesat e të cilëve ishin rrënuar gjatë tërmetit katastrofik i cili e goditi Shkupin më 26 korrik 1963. Gjatë ndërtimit janë aplikuar standardet më të larta arkitektonike dhe ndërtimore, kuartet janë shpërndarë sipas Sistemit të Hipodamusit me rrugë të drejta të cilat prihen në shkallë prej 90 gradë, me sipërfaqe të mëdha të gjelbra ndërmjet shtëpive.  Ka pasur infrastrukturë të zgjidhur në mënyrë të shkëlqyer, vend parkim, ngrohje qendrore, ujësjellës, kanalizim…

Deri në vitet tetëdhjetë për lagjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave banesore është kujdesur Drejtoria për Menaxhim dhe Ndërtimin e Fondit Banesor Ushtarak, ndërsa lagjja në korniza evropiane është prezantuar si lagje tipike e dedikuar për jetë sociale të këndshme dhe humane me shkallë të lartë të sigurisë sizmologjike, ekologjike, të komunikacionit dhe sigurisë tjetër.

Beteja për hapësirën  

Pas pavarësimit të Maqedonisë dhe ndarjes së saj territoriale në vitet nëntëdhjetë, filloi beteja e madhe për këtë hapësirë. Shumë punë u  zhvilluan prapa kurrizit të banorëve vetëm ndërmjet investuesve dhe komunës. Përpjekjet e qytetarëve të vjetër të ruajnë këtë hapësirë dhe vetë të zgjerojnë hapësirën e tyre banesore sipas shembullit të lagjeve në Shkup, Taftalixhe, Vllae, Gjorpe Petrovv, Singjeliq, Lisiçe… përfundoi pa sukses.

Aerodrom3

Në fillim të vitit 2006, kryetari i sapo zgjedhur i Komunës Aerodrom, Kirill Todorovski, e paralajmëroi ekspansionin ndërtimor në këtë pjesë të Shkupi dhe deklaroi se: “Që t’i zmadhojë investimet në Komunën e Aerodromit, administrata ka përpiluar 35 PDU për objekte më të vogla, mbindërtime, ndërtime plotësuese”. Atëherë askush nuk ka dyshuar se ndërtimi i rrokaqiejve me P+9+M (përdhese, nëntë kate dhe mbi kulm). Maja Arsova, arkitekte e cila pothuajse dhjetë vjet ishte konsultuese dhe këshilltare e banorëve lokalë në lidhje me atë se si të riciklohet lagjja, si të riaktivizohet dhe riintegrohet në bërthamën e  qytetit dhe banorëve t’u sigurojë hapësirë më të madhe për banim, ndërkaq të mos krijojë kaos, sqaron se ka pasur disa ide të bukura të rruhet dhe nga aspekti estetik të pasurohet lagjja me banesa moderne për banim individual.

“Pas gjysmë shekulli, si pasojë e proceseve të reja në qendrën e qytetit, objekte të shumta arkitektonike ngelën të robëruara si dëshmitarë të heshtur të një kohë të kaluar, të planifikuara për tregje dhe kapacitete më ndryshe, tërësisht të dekontekstualizuara dhe jo përkatëse për gjendjet aktuale në realitetin e ri. Me hulumtime ndërtimore të detajuara konstatuam se secila nga këto objekte banesore është ndërtuar sipas standardeve të larta sizmologjike, me themele të thellë deri në 2 metra dhe me konstrukt të përforcuar prej çeliku, i cili mund të durojë mbi çdo banesë ekzistuese të mbi ndërtohet edhe nga një kat dhe mbi kulm. Banorët e pranuan këtë ide dhe në bazë të saj në vitin 2006 dhe 2008 filluan negociata dhe bisedime me Komunën në lidhje me miratimin e PDU-së përfundimtare” , thotë Arsova.

Pushteti lokal nuk e gjeti interesin e vet financiar në këtë ide dhe filloi të përpilojë PDU-në e cili në fazë të parë parashihte në këtë lagje në vendin e ndërtesave aktuale të cilat i quajtën baraka (edhe pse bëhej fjale për ndërtime të forta), të ndërtohen ndërtesa me katër kate plus mbikulm.  Ky variant nuk u pëlqeu investuesve potencialë, por edhe Komuna filloi të bëjë kalkulime si të fitojë më tepër para nga paratë e arkëtuara për shërbime komunale.  Gjatë mbledhjes së 93-të të Komunës Aerodrom, në shkurt të vitit 2009, për herë të tretë u rishikua PDU-ja për këtë lokacion dhe investuesve u lejuan të ndërtojnë rrokaqiej në lartësi deri në 20 metra, respektivisht ndërtesa me P+6+MK (përdhese plus gjashtë kate dhe mbi kulm). Me rritjen e drejtë proporcionale të apetiteve të investuesve gjatë ndërtimit të ndërtesave të shkojnë edhe më lart, u shtuan edhe apetitet e Komunës për rritjen e shumës për shërbime komunale.  Me ndryshimet e PDU-së që vijuan, të vitit 2011 – 2013, lartësia e ndërtesave u rrit në P+7+MK, që në vitin 2014 të lejohet ndërtimi i ndërtesave me lartësi prej P+9+MK (përdhese plus dy kate dhe mbi kulm). Atëherë filloi gara e konkurrentëve ndërmjet dy investuesve më të mëdhenj në Aerodromin e Vjetër:  Kompanitë ndërtimore “Adora” dhe “Golden Art” rreth asaj se kush do të rrënojë më shumë ndërtesa dhe në vendin e tyre do të ndërtojë rrokaqiej. Nga bisedimet me inxhinierët e dy kompanive kuptuam se duke i konsideruar ndërtesat të cilat janë të banuara, të cilat janë në fazë përfundimtare ose janë në fazë të karabinasë, secila nga këto kompani për momentin ndërton ose ka ndërtuar nga dhjetë ndërtesa dhe ka lidhur marrëveshje me banorët e atjeshëm edhe për aq të tjera.

Nga 50 rrokaqiejt e planifikuar me 120 njësi banesore, praktikisht dy të tretat  kanë pullat e tyre. Në “ndër hapësirën” lejë për ndërtim për një ose dy ndërtesa  ka fituar edhe “Debar” si dhe disa firma ndërtimore të margjinalizuara. Banesat në këtë lagje janë shitur para kohe, akoma në ndërtim me çmim prej 1.200 euro për metër katror sipërfaqe banesore. Komuna për shërbime komunale ka inkasuar ndërmjet 700 dhe 900 mijë euro nga secila ndërtesë ose sipas një llogarie jo të saktë, Komuna Aerodrom nga ndryshimi i pamjes së lagjes do të fitojë mbi 40 milion euro ndërsa në arkën e investuesve shuma do të jetë për katër herë më e lartë. Banorët e vjetër nuk ishin të kënaqur me zgjidhjet e ofruara, sepse u bë e qartë se lagjja tërësisht do të ndryshojë pamjen dhe do të bëhet vend kaotik për jetesë. Për të qetësuar gjakrat, investuesit u ofruan banorëve të heqin dorë nga oborret dhe banesat e vjetra ndërsa në këmbim të “barakave të vjetruara” të fitojnë nga 120 metra katror hapësira banesore të vendosura në një dy ose tre njësi banesore në rrokaqiejt e rinj.

Aerodrom4

“Shumica ishim kundër kësaj zgjidhje dhe donim të realizohet ideja fillestare për mbindërtim ose ndërtimin e banesa ekzistuese ndera investues të jenë vetë banorët. Komuna ka kryer presion dhe vetëm në këtë lagje nuk ka lejuar legalizimin e mbindërtimeve ndërsa blerjen e tokës e kushtëzoi të blihet ekskluzivisht nëpërmjet investues, i cili në atë vend ka për qëllim të ndërtojë ndërtesë”, sqaron Nikolla Shadërmanov.

Kështu, në vend të rivitalizimit që ishte planifikuar për këtë lokalitet, nëpërmjet përshtatjes së ndërtimeve aktuale, iu qas strategjisë të stuhishme dhe në masë të madhe të paplanifikuar e cila është fryt i dëshirës së investuesve dhe vetëqeverisjes lokale për përfitime të mëdha, ndërsa e gjithë kjo në dëm të cilësisë së jetës të banorëve të ardhshëm.  Para se të fillojë ky cunami ndërtimor në lokalitetin Kisha – njësia urbane B, në 30 hektarë jo të plotë ka pasur gjithsej 40 objekte të ulëta ose objekte banesore me përdhes plus një kat me gjithsej rreth 240 njësi banesore dhe përafërsisht 1.300 banorë, duke mos i llogaritur edhe 700 banorët e të ashtuquajturave tri kulla ushtarake. Në të gjithë lagjen Aerodrom i Vjetër, kanë jetuar ndërmjet 350 dhe 400 familje me gjithsej rreth 2.000 banorë. Në këtë vend tani janë në ndërtim ose tani më ka përfunduar ndërtimi i 50 rrokaqiejve prej të cilëve secila ka nga 120 banesa. Numri i familjeve do të rritet në mbi 7.000 ndërsa numri i banorëve deri në vitin 2017 është projektuar të jetë 27.000.

Që të kemi perceptim më të qartë dhe më të saktë në lidhje me pamjen e re të kësaj lagje, do të simulojmë ndryshimin e vetëm një bërthame urbane në rrugën e njohur “Rudi Çaevac” ( sipas emërtimit të ri “Metodija Shatarov – Sharllo”) në aksin nga Tabako 2 deri te kisha “Shën Ilija”.  Në këtë rrugë me gjatësi prej 350 metra ka pasur 20 objekte banesore të ulëta me gjithsej 120 njësi banesore dhe përafërsisht 480 banorë. Secila njësi banesore ka pasur oborr dhe gjelbërim prej përafërsisht 600 metra katrorë. Në këtë hapësirë në gjatësi prej 350 metra janë ndërtuar ose janë në fazë përfundimtare dhjetë rrokaqiej me gjithsej 1.200 njësi banesore ndërsa numri i banorëve është rritur në 4.800.

Arkitektja Arsova, shtron pyetjen, nëse infrastruktura ekzistuese do të mund të kënaqë nevojat e “qytetit” të ri. Kaosi shihet që tani, duke filluar nga vendet për parkim, të cilat fillojnë të zgjerohen në vendet dikur me gjelbërim, madje deri te furnizimi me ujë, rrymë, arsimi fillor, kopshtet…

“Fatlumët” të cilët kanë blerë banesa këtu, tani e tutje do t’i ndjejnë problemet.  Dy shkolla fillore në këtë lokacion kanë kapacitet për vetëm 2.000 filloristë, ndërsa dy kopshtet për fëmijë edhe deri tani nuk mjaftonin që t’i pranonin të gjithë fëmijët.

Do të shfaqet kaos trafiku

Inxhinieri i komunikacionit z. Nenad Toniq nga Sektori i Transportit të Qytetit Shkup ka kryer revizion të zgjidhjeve të komunikacionit në PDU, lagja Aerodrom i Vjetër. Në vitin 2012, Sektori i Transportit të Qytetit të Shkupit vërejti dhe paralajmëroi se është shkatërruar projeksioni i planifikuar i PDU-së për nivelin e popullsisë në Lagjen Aerodromi i vjetër dhe në takim me autoritetet komunale, Sektori sugjeronte se duhej të bëhet një rishikim, sepse kjo zgjidhje nuk është e mirë dhe se me realizimin e PDU deri në vitin 2017 do të krijojë kaos të trafikut.

“Dizajni i një hapësire urbane nuk mund të ndahet nga vlerësimi se sa do të komunikojnë cilësisht me komunikacion me pjesën tjetër të “indit” të qytetit. Veçanërisht me ato segmentet e veta me të cilat është i kushtëzuar në nivel ditor (zonat e operimit, për shembull).

Aerodrom5

Lagja me parcelën e planit lokaliteti Kisha – njësia urbane B (me emrin e koduar “Star Aerodrom”) tregoi ambicie për të strehuar më shumë se 26.000 banorë në një sipërfaqe prej 30 hektarëve. Në formë të qelive themelore shoqërore – sociale, 26 mijë banorët e dëshiruar mund shpërndahen në rreth 7.400 familje, të cilat përmes prizmit të motorizimit, do të gjenerojnë rreth 6000 automjete “, thotë inxhinieri i komunikacionit Z. Nenad Toniq.

Duke supozuar se vetëm 60 përqind e numrit të përgjithshëm të automjeteve në mëngjes do të drejtohen nga pronarët e tyre drejt vendeve të punës, nga pikat e daljes së lokacionit fitohet masë prej 3.600 automjeteve. Kjo masë ndahet në proporcion të ashpër – 70 për qind të gjenden në udhëkryq Bulevardi “Jane Sandanski” dhe 30 për qind në Bulevardi. “Kuzman Josifovski Pitu” – rr.”Franjo Kluz” do të rreshtojë 2.520 automjete, ose autokolonë të automjeteve të gjatë 15.1 kilometra.

Cilët janë banorët e rinj?

Përveç pjesës urbane kjo pjesë e qytetit përjeton dhe ndryshime tektonike demografike, jo vetëm me numrin e banorëve, por edhe në strukturën shoqërore, kulturore, arsimore dhe intelektuale …Pothuajse gjysma e banorëve të rinj, në bazë të analizës së targave dhe të dhënave jo zyrtare të pranuara nga investitorët në lidhje me strukturën e blerësve – janë nga provinca, nga qytetet prej 10 -20 mijë banorësh. Ky fenomen i shpopullimit të qyteteve të vogla dhe presionit mbi metropolin është nën vëzhgim të veçantë të analistit ekonomik Goran Lefkov.

“Politika e shpërndarjes së arsimit të lartë në “zonat rurale”, projektet e Qeverisë – “bli shtëpi – bli banesë”, keqpërdorimi i subvencioneve në bujqësi, shitja masive e tokës bujqësore në mënyrë të “paçmueshme” u shndërruan në instrument të shpërnguljes së popullsisë nga qytetet e vogla në metropolin dhe shpopullimi i qyteteve të vogla”, thotë Lefkov. Shpopullimi i qyteteve të vogla (prej 7000 – 30000) në Republikën e Maqedonisë është duke u bërë një problem shqetësues socioalekonomik i cili në vitet e ardhshme do të çojë në një rënie të vazhdueshme të cilësisë së jetës dhe do të jetë një prelud për zhdukjen e qetë të qyteteve të vogla.

Profesor Sllave Risteski i Fakultetit Ekonomik thotë se “çështja e shpopullimit dhe migrimet e brendshme janë tregues i rëndësishëm i vitalitetit të çdo shoqërie, por për fat të keq, në Maqedoni procesi i shpopullimit të brendshëm është bërë i zakonshëm dhe normal, pa menduar për pasojat. Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë se në 141 vendbanime (sipas regjistrimit të 2002) nuk ka asnjë person të vetëm (gjendja sot është edhe më shqetësuese), është e konsideruar si punë e zakonshme dhe produkt i tranzicionit”, thotë profesor Ristevski.

Lagjja Aerodrom në Shkup
Lagjja Aerodrom në Shkup

Duke lëvizur nga provinca në Shkup, sipas tij, kërkon projeksion të menjëhershëm të zhvillimit të ardhshëm demografik dhe social të metropolit. “Kjo është e nevojshme për më tepër arsye: Së pari për shkak të presionit të supozuar të qyteteve të mëdha ku duhet të planifikohet vlerësimi i kërkesës për energji në të ardhmen, transporti, ushqimi, punësimi, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, numri i nxënësve, numri i vendeve në shkolla, kopshte, objekte mjekësore … për dhjetë vitet e ardhshme të paktën. Pasi parashikimet e tilla nuk janë bërë, ne mund të supozojmë se në çfarë rrëmuje ende ka për të hyrë vendi, veçanërisht, që migrimi i tepërt i përkohshëm i rreth 200,000 njerëzve shndërrohet në të përhershëm “, paralajmëron Ristevski.

Goran Lefkov thotë se arsyet për zhvendosjen shqetësuese nga qytetet e vogla në Shkup qëndrojnë në qeverisjen lokale dhe qendrore, të cilat nuk janë të afta të krijojnë plane të mira të zhvillimore. Nëse me apo pa vetëdije mbështesin rënien e qyteteve të vogla me anë të margjinalizimit total të nevojave të këtyre komuniteteve dhe nëpërmjet bllokadës së proceseve për decentralizim të vërtetë dhe transferimin e proceseve vendimmarrëse në nivel lokal, si alokimet jashtëzakonisht të vogla të pjesës së e BPV-së së përgjithshme për zhvillimin e këtyre komuniteteve (25 herë më pak se ajo që është planifikuar deri në vitin 2014).

“Shtetit dhe qeveritë lokale duhet të sigurojnë kushte për jetë më të mirë dhe më të bukur të qytetarëve dhe për të siguruar zhvillimin ekonomik kështu do të parandalohej migrimi drejt Shkupit. Nëse qytetarëve në provincë u siguroni jetesë cilësore, progres ekonomik, përmbajtje kulturore, furnizim të mirë, shëndetësi cilësore, sport, jetë të sigurt, ata nuk do të kenë asnjë arsye për të lëvizur në kryeqytet. Rajoni lindor është i shkëputur, nuk ka infrastrukturë rrugore. Imagjinoni në shekullin 21, treni për Koçani udhëton vetëm tre herë në javë, një herë gjatë ditëve të punës dhe dy herë në fundjavë “, shtoi Lefkov

Peticion post-festum

Shtatëqind banorët e tri kullave ushtarake në lagjen Aerodromi i Vjetër nisën të mbledhin nënshkrime për një peticion me të cilin kërkojnë autoritetet lokale komunale ta ndalojnë PDU-në dhe realizimin e planit për të ndërtuar ndërtesa njëra pas tjetrës dhe parkimin për 82 automjete në parkun e tyre. Qytetarët janë të revoltuar nga injoranca e Komunës së Aerodromit, sepse thonë se janë duke planifikuar të shkatërrojnë hapësirën e gjelbër – parkun në të cilin është investuar prej vitesh punë njerëzore, por edhe financa, që të ketë një vend për të luajtur fëmijët, dhe tani brenda natës do të kthehet në një rrip betoni. “Vetëm rreth kullave ushtarake” Rudi Çajevec “njëkohësisht po ndërtohen pesë ndërtesa të reja,” thotë Gordana Mandiç, banore e kësaj pjese të lagjes.

“Parkingu është planifikuar t’u shërbejë banorëve të ndërtesave të reja të ndërtuara në këtë pjesë të lagjes Aerodromi i Vjetër, që sipas banorëve lokalë, ndërtohen pa marrë parasysh apo pa u vendosur në plan se ku do të parkohen automjetet e tyre që jetojnë në atë vend” thotë Lita Çiriq njëra ndër iniciuesit e peticionit. Edhe pse PDU-ja u miratua në vitin 2012, para disa ditëve banorët e tri kullave ushtarake në rrugën “Rudi Çajavec” zbuluan se gjysma e parkut midis ndërtesave, së bashku me sheshin e lojërave për fëmijë duhet të shndërrohen në parking për automjete. Të tërhiqen nga zhvillimi PDU-të e kontestuara për lagjen Aerodrom, kërkoi Ljubica Jançeva, koordinatore e Grupit të Këshillit të LSDM-së.

 

????????????????????????????????????

Jançeva thotë se qytetarët janë dëshmitarë të kaosit që u krijua me ndërtimin e 48 ndërtesave të reja dhe rrokaqiejve, për shkak të të cilave shpesh ka mungesë të ujit dhe probleme me energjinë elektrike. Lagja Aerodromi dëshiron të marrë frymë. Prandaj lagja Aerodrom ka nevojë për ndryshime.  “Ne duam të jemi partnerë në krijimin e kushteve më të mira të jetesës në lagjen Aerodrom. Qëllimi ynë është rritja e kapaciteteve të kopshteve, rritja e gjelbërimit, investime në projektet mjedisore, “tha Jançeva.

Nga Komuna e Aerodromit i qetësojnë qytetarët. “Ky plan urbanistik është miratuar në përputhje me legjislacionin dhe e njëjta ishte në sondazh publik. Rrokaqiejt ndërtohen në bazë të PDU-së dhe marrëveshjes ndërmjet qiraxhinjve dhe investitorëve. Ndërtimin e hapësirave të parkingut publik e kryhen komuna, por për këtë vit nuk është planifikuar ndërtimi i hapësirës-parking “, thonë nga komuna. Por nuk japin detaje për sipërfaqen e saktë të lokacionit të asfaltuar, as prej nga rrjedh nevoja që të shkatërrohet gjelbërimi pikërisht në mes të kullave dhe të mbijë parking publik. Si banorët e vjetër si dhe ata sapo të vendosur në rrokaqiejt, janë të shqetësuar nëse infrastruktura ekzistuese do të mund t’i plotësojnë nevojat e tyre themelore. Kryetari i komunës së Aerodromit Ivica Koneski thotë se ka projekt që përfshin ndërtimin e një sistemi të ri të kanalizimit në gjatësi prej rreth 400 metra në rrugën “Rudi Çaevec” dhe kanalizim të ri atmosferik prej rreth 300 metrave. Rruga do të rinovohet tërësisht.

Treqind metra rrugë u rindërtuan në dhjetor të vitit të kaluar dhe gjërat janë ende në fillim. Sipas inspektimit ne terren, gjerësia e rrugës mbetet e njëjtë vetëm se do të fitojë një kanalizim atmosferik dhe për fekale, do të ndërtohet rrjeti i ujësjellësit dhe vendoset ndriçim krejtësisht i ri. “Këto punime ndërtimore janë të nevojshme për banorët e lagjes Aerodrom i Vjetër për të fituar kushte më të mira të jetesës, rrjedhë më të mirë të komunikacionit dhe siguri më të madhe. Për këtë projekt, komuna ka ndarë mbi 20 milion denarë nga buxheti i saj, dhe në plotësim do të investohen 6 milionë denarë për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit “, thotë Konevski.   

A N T E R F I L E A             

Qytete të vdekura

Sipas organizatave joqeveritare që merren me zhvillimin ekonomik lokal, nga regjistrimi i fundit deri sot, qytetet, Kratovë dhe Kriva Pallanka i kanë lëshuar 6000 banorë dhe janë zhvendosur në Shkup. Sipas kësaj tendence, njohim dhjetë qytete me perspektivë demografike të “zezë” (Kriva Pallanka, Demir Hisar, Kratovë, Berovë, Sveti Nikole, Resnjë, Vinica, Pehçevë, Makedonska Kamenica). Ato që nga viti 1994 kishin numër të zvogëluar të banorëve në krahasim me vitin 1970, por këto dallime nuk ishin aq drastike (5-10 përqind), por të dhënat nga viti 2002 kur u bë regjistrimi i fundit, janë shqetësuese dhe tregojnë se numri i popullsisë për 18 vjet është ulur për rreth 50-60 përqind.

Deri në fillim të viteve nëntëdhjeta – 750.000 njerëz janë larguar nga zonat rurale të Maqedonisë, ky proces asnjëherë nuk është ndalur.

????

Varfëria

“Standardi i ulët dhe varfëria janë arsyeja më e madhe për migrimin nga qytetet e vogla në qytetet e mëdha. Hulumtimi mbi varfërinë, të cilën e bëri Platforma Maqedonase kundër Varfërisë tregon se fluksi më i madh i banorëve të rinj arriti në Shkup nga pjesët e Maqedonisë Lindore, ku popullsia është më e cenuar në mënyrë sociale dhe jeton në kufi të varfërisë.

Një shembull goditës është Berova, ku çdo familje e pestë nuk mund të hajë as edhe një vakt me mish në javë. Pra, nga cilësia e jetës varet nëse do të qëndroni në një qytet ose do të shpërnguleni në një tjetër”, tha Sashko Jovanov, nga Platforma Maqedonase kundër Varfërisë.

Cilësia e jetës

Shkupi, për furnizime publike (nga të cilat varet cilësia e jetës së qytetarëve) në vitin 2012, shpenzoi 1,029 euro për kokë banori, ndërsa dhjetë komunat së bashku me një shpopullim të theksuar, së bashku kanë shpenzuar vetëm 640 euro për kokë banori. Shembujt më drastik me furnizim të ulët të shpenzimeve për kokë banori janë: Resnja 10 euro, Vinica – 32, Kratova – 40, Demir Hisari – 52 Berova – 56. Për krahasim, Komuna Qendër në vitin 2012 për furnizime publike shpenzoi 412 euro për kokë banori.

Nga Qendra për Komunikime Qytetare tregojnë se qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile duhet të kërkojnë nga autoritetet lokale të risin sasinë e shpenzimeve të furnizimeve publike për kokë banori për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve për t’i përmirësuar kushtet e jetës, punës dhe për t’i rritur standardet e jetesës së komunitetit lokal i cili mund të jetë faktor i rëndësishëm në ndalimin e procesit të shpopullimit të këtyre qyteteve.

*****

Artikulli është punuar në suazat e Projektit “Demografia – cilësia e jetës” e NVO Infoqendrës, Qendrës Maqedonase për Arsim Evropian, Tetë Shtatorit dhe Qendrës për Zhvillim të Mediave me mbështetje nga Projekti i USAID-it për shoqëri qytetare, të cilin e zbaton Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedonia.

 Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk i shpreh qëndrimet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button