Terroristët arrestohen me këste dhe me fanfarë

Sikurse edhe në gushtin e vitit të kaluar gjatë aksionit “Qeliza”, ashtu edhe tani, gjatë pjesë së saj të pretenduar të dytë, për pjesën më të madhe të personave të kërkuar si luftëtarë të SHI-së, policia e Çavkovit nuk ka njohuri të sakta operative. Prandaj, paraqiten edhe dyshimet se për ekipin e tij në MPB, kjo luftë ka vetëm karakter propagandues

Shkruan: Ljubomir Kostovski

Në lajmet relativisht të rralla të mediave botërore për vendin tonë, aksioni i paradokohshëm i policisë maqedonase dhe arrestimi i katër pjesëtarëve të pretenduar të SHI-së, gjeti hapësirë edhe në mediet e huaja. Katër terroristë prapa grilave?! Kjo nuk u shkon për dore as forcave belge të antiterrorizmit ose kolegëve të tyre në Francë? Në ndërkohë, një pjesë e medieve tona e lavdëruan këtë aksion. Më shpesh, e quajtën “të madh”, si për shembull, televizioni “Sitel“-i dhe “Veçer“-i. Në kronikën e fundit madje ka edhe gabime faktike – ky nuk është aksion kundër Al Kaedës, por kundër SHI-së, siç thuhet në mbititull… Mirëpo, në rregull, kur “festohet” lejohet të na kaplojnë emocionet dhe për pasojë bëhen gabime faktike.

Mirëpo, pse e lavdërojmë këtë aksion? Në bazë të cilave parametra ajo është e suksseshme?

Së pari, shihet se policia i ka dhënë Prokurorisë publike njohuri operative se shtatë ish-ushtarë të SHI-së nga vendi, gjashtë prej Shkupi dhe një nga Tetova, janë të kapshëm dhe se ndaj tyre duhet të zhvillohet operacioni për arrestimin e tyre dhe të dërgohen para organeve hetuese. Në portalin “Mrezha“, për të cilin assesi nuk mund të konstatohet se kush e publikon, mirëpo duket shumë policor, me ambicie që të jetë më i informuar se konkurrenca për temat që kanë të bëjnë krimin, thuhet se PTHP-ja e ka pranuar padinë penale të MPB-së dhe ka lejuar arrestimin e shtatë personave të kërkuar për shkak të pjesëmarrjes në organizatën terroriste (neni 394, paragrafi 2 i KP-së). Policia ka shkuar në shtatë adresa, atje ku nuk janë hapur dyert, shohim nga videoinçizimi që u është dhënë disa redaksive, janë zbatuar masat për thyerjen e tyre dhe futje në vendin e banimit, sipas dispozitave për luftë kundër “terroristëve të kalitur”, gjegjësisht pjesëmarrësve në aksione ku kanë marrë përvojë të caktuar luftarake.

AKSION I MADH, AKSION I VOGËL

Dhe çka u fitua – janë kërkuar shtatë persona, janë gjetur katër dhe ata janë arrestuar! Në njoftimin policor pasta thuhet se njëri nga të kërkuarit fshehet në adresa të tjera në Shkup, ndërsa dy të tjerë “sipas të dhënave operative akoma gjenden në territorin e Sirisë”, siç thuhet në “Mrezha”! E atëherë, cilat njohuri informative janë të sakta? Ato se terroristët e pretenduar kanë qenë në shtëpi dhe kanë fjetur ose informatat se ata që nuk janë gjetur akoma janë nëpër istikame në Lindjen e Afërt? Në cilën analitikë mbështeten policët e Çavkovit?!

Me këtë rast, përsëri kemi servim të identitetit të të arrestuarve në publik, nëpërmjet medieve të caktuara, që në luftën kundër terrorizmit thjesht është e paparamendueshme. Si të besojmë se në rrethana të tilla pjesëmarrësi i pretenduar në luftën e SHI-së nga Haraçina nuk është njoftuar dhe ka ikur? Të përmendim se emrat janë publikuar në portalin e përmendur “Mrezha”, në televizionin “Alfa”, mirëpo edhe në “Veçer”-in e Shkupit, ndërsa te disa, si për shembull, në “Radion Maqedonia e lirë” janë dhënë emrat dhe mbiemrat vetëm me iniciale. Kjo është një shenjë e qartë se ata që nuk janë të kapshëm në këtë aksipon nuk duhet të kthehen në shtëpi, e ai që ndoshta edhe fshehet, mirëpo edhe nëse eventualisht nuk ka qenë në shtëpi, të jetë i kujdesshëm. E qartë, të gjithë strehuesit e tyre tani do të fillojnë të merren vesh për alibinë që do t’u shërbejë më së shumit, ose thjesht do të zhduken që të mos përfundojnë prapa grilave. A ka këtu edhe një grimcë profesionalizmi ose informatat që kanë rrjedhë nga MPB-ja (ose prokuroria) përsëri janë “shpërblim” për mediet që konsiderohen “të veta”, pa marrë parasysh rrënimin e konceptit për polici të drejtë, efikase dhe racionale. Policia e tillë është me rëndësi të veçantë në qoftë se luftohet me armik siç janë terroristët e SHI-së!

LUFTË KUNDËR TERRORIZMIT OSE PROPAGANDË

Dhe përsëri të pyesim – pse ky aksion do të ishe i madh? Aq më tepër që MPB-ja jonë qartazi është mësuar të bëjë spektakle atje ku ka nevojë për diskreci më të madhe. Ta përkujtojmë aksionin e madh në gushtë të vitit të kaluar, kur u dëshmua se te Çavkovi disa manire përsëriten. Arrestimet e atëhershme të pjesëtarëve të Shtetit islamik privoi nga liria nëntë personae. Për ta, Prokuroria, sipas njohurive operative të MPB-së, pohonte se janë mbështetës të SHI-së dhe se për nevojat e Shtetit islamik kanë luftuar në frontet në Siri. Mirëpo, njohuritë operative kishin të bëjnë me 36 persona, ndërsa pas spektaklti madje 27 prej tyre ishin të pakapshëm për organet e ndjekjes!

Prandaj, disa analistë që atëherë konstatuan se lufta kundër terrorizmit meriton mbështetje, mirëpo një pjesë e tyre dyshojnë se a zhvillohet me të vërtetë një luftë e tillë në Maqedoni ose kjo është vetëm një vegël propaganduese për nevojat e pushtetit.

“Sipas informatave të deritanishme, aksioni (mendohet për rastin “Qeliza” të gushtit të vitit të kaluar – v.j.) duket si harxhim edhe i një xhokeri për defokusimin nga momenti politik në vend”, thotë аnalisti Ramadan Ramadani.

Arrestimi i fundit (ose “Qeliza 2” siç u quajt në disa medie) u përputh me vizitën e funksionares së lartë të Shtëpisë së bardhë në Shkup – Viktori Nuland, nga e cila pushteti  kishte siklet. Si duket ky aksion është ndarë në aspekt kohor mu për këtë qëllim – ndryshimin e mendimit publik botëror ndaj pushtetit jopopullor të Gruevskit, tani edhe krijimin e fotografisë për efikasitetin e tij në luftën kundër terrorizmit. Si e domosdoshme në vijën Lindja e Afërt – Evropa.

 

Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button