Fotoja që përshkoi botën, gratë pranë timonit të kamionit, simbol i rezistencës në Turqi

Tentimi i grusht shtetit më 15 dhe 16 korrik, në ditët kur ushtarët besnikë ndaj organizatës terroriste FETO/PDY u përpoqën që të përmbysin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi, mobilizoi të gjitha shtresat e popullit që të dalin në rrugë për të parandaluar një gjë të tillë, në mesin e të cilëve ishin edhe gratë në fjalë, fotoja e të cilave ka emocionuar shumë njerëz në vend dhe në bota, si dhe zyrtarë të shumtë, duke përfshirë edhe kryeministrin turk Binali Yildirim.

Serife Boz (50) e cila ishte pranë timonit të kamionit dhe Sema Tutar (61) për Anadolu Agency (AA) treguan përjetimet e tyre në mbrëmjen e 15 dhe 16 korrikut, si dhe atë që i nxiti ato dyja që të ulen në kamion dhe të nisen drejt sheshin Taksim të Stambollit.

Ata vetëm pak çaste pas tentimit të grushtit të shtetit dolën në rrugë edhe atë me kamion, ndërsa fotot e tyre në kabinën e kamionit në Taksim të Stambollit, u bënë simbol i rezistencës së popullit turk në luftën kundër puçistëve. Përveç këtyre në pjesën e pasme të kamionit dhe mbi kabinë ishte një numër i madh i njerëzve të të gjitha moshave. Fotografia është bërë edhe një simbol i unitetit të shoqërisë turke në luftën për ruajtjen e rendit dhe institucioneve demokratike.

Boz tha se është shumë vështirë që të përshkruhen ndjenjat që i kishin kapluar atë natë.

“Ndërsa po shikonim lajmet, ne kuptuam se diçka po ndodhte. Pas thirrjes së Presidentit Recep Tayyip Erdoğan ne dolëm në rrugë. Unë luftova me trup dhe shpirt për të ardhmen e fëmijëve të mi, popullit dhe atdheut. Qëndrova deri në orën gjashtë të mëngjesit në vendin ku ishin tanket. Të nesërmen, në mbrëmje mora kamion dhe shkova në Taksim”, tha Boz, e cila shtoi se ditën e parë ishin tek ura.

Të nesërmen ajo mblodhi fëmijët, nipërit dhe fqinjët dhe doli në rrugë me kamion.

“Unë vozisja. Nuk kam kategorinë E në patentë shoferi, por mund të vozis kamion. Burri dhe babai im merren me punimet e ndërtimeve të vulta nga ku buron edhe interesimi im për kamionin. Por sigurisht nuk shkoj në punët e ndërtimit të ulët, por bukfalisht shkova në luftë. Unë dola e udhëhequr nga ndjenjat. Ndërsa udhëtonim nëpër rrugë mbledhnim njerëz në kamion. Kur mbërritëm në vend filluam të thërrasim tekbire dhe të bëjmë lutje, dhe ne ishim të vetëdishme se kjo do të tërhiqte kaq shumë vëmendje”, kujton Boz shprehu gëzimin e saj të madh për dështimin e tentimit të që grusht shtetit.

Boz është krenare për katër fëmijët e saj, si dhe nipërit dhe mbesat që ishin nisur me te.

“Ne erdhëm ballë për ballë me ushtarët. Të rinjtë ishin mbi tanke. Filluan të fotografohen. Nuk kisha aspak frikë”, tha Boz e cila theksoi se kishte injoruar paralajmërimet e vajzës apo dikuj tjetër, por kishte dalë në rrugë pas thirrjes së presidentit Erdogan.

Ajo shprehu dëshirën për t’u takuar me Kryeministrin e Turqisë Binali Yildirim.

“Kur të na thirrin presidenti dhe kryeministri, ne me kamion do të shkojmë kudo që ata thonë. Burri im më tha se nuk do të lejojnë kamionë në Taksim, por unë me ndihmën e Zotit ia dola”, tha Boaz. “Dora e djathtë”, apo bashkëudhëtarja e saj ishte Sema Tutar (61), e cila kishte reaguar shumë emocionalisht kur kishte parë tanket.

“Kur fqinja ime tha se do të shkojnë për të penguar përpjekjen për grusht shteti, unë u bashkova me ta. Më mbuluan ndjenjat. Gjatë rrugës ne qamë. Jam e kumtur që shpëtuam”, ka thënë Tutar e cila shtoi se kishte dalë për të ardhmen e fëmijëve të saj, shtetit dhe vendit. Ajo foli edhe për të vrarët dhe të plagosurit gjatë tentimit për grusht shteti.

“Shtetit i janë shkaktuar dëme të mëdha. Nuk duam grusht shteti. Në këtë vend nuk ka diskriminim të grave të zbuluara dhe të mbuluara. Nuk ka diskriminim fetar. Nuk ka rëndësi nëse dikush është zbuluar apo mbuluar. Kjo nuk është çështje partish. Ne atje shkuam për vendin, kombin dhe atdheun tonë. Jam e lumtur dhe nuk pendohem, sepse kjo ishte çështje e jetës dhe vdekjes. Na vjen keq për të vrarët, unë kurrë nuk dua që një gjë e tillë të përsëritet”, porosit Tutar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button