Sot fillon pranvera

Sot në orën 17 e 57 minuta në Maqedoni dhe në tërë hemisferën veriore, sipas kalendarit fillon pranvera. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë vjeshta.

Dita do të zgjasë 12 orë e 5 minuta. Dielli do të lindë në orën 5 e 39 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 17 e 44 minuta.

Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor kur sipas kalendarit fillon vera. Llogaritja verore e kohës do të fillojë natën midis 29 dhe 30 marsit kur akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara.

Lajme të ngjashme

Back to top button