Spitali i Gostivarit fitoi donacion 300 mijë euro nga familja Fejzullahi

Spitali i përgjithshëm “Ferid Murad”, në Gostivar është pajisur me aparate dhe pajisje të tjera medicinale, si donacion nga familja Fejzullahi me prejardhje nga Gostivari dhe me qëndrim të përkohshëm në Norvegji.

Në ceremoninë e pranim – dorëzimit i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Gostivarit,  Nevzat Bejta, i cili me këtë rast shprehu mirënjohje dhe respekt ndaj familjes Fejzullahi për përkushtimin e tyre për  vendlindjen dhe qytetarët e Gostivarit, duke mundësuar donacionin me vlerë 300 mijë euro për Spitalin e qytetit.

Drejtori i Spitalit Ylber Ademi pasi falënderoi familjen Fejzullahi për donacionin e ofruar, shprehu konsideratë për kryetarin,  Nevzat Bejta,  zëvendësdrejtorin e Doganave,  Lavdrim Veliu dhe biznesmenin  Belul Saliu për asistencën e ofruar në transportimi ne donacionit nga Norvegjia.

Në emër të familjes donatore, foli mjeku Mentor Fejzullahi i cili potencoi që: “ne si mjek jemi betuar se mjekësia nuk njeh kufi, as një racë, as në fe, as në komb dhe as në gjini dhe jemi vënë në shërbim të popullit”.

Në ceremoni, drejtoria e Spitalit ndahu mirënjohje për anëtarët e familjes Fejzullahi, shtetasin norvegjez,  Jon Groth, zëvendësdrejtorin e Doganave,  Lavdrim Veliu dhe biznesmenin  Belul Saliu për asistencën e ofruar në transportimi ne donacionit nga Norvegjia.

Donacioni me vlerë 300 mijë euro përmban aparat mikroskopik për kirurgjinë spinale dhe që shërben për operacione të boshtit kurrizor, shtretër digjital, eho aparat për gjinikologji si dhe shumë aparate dhe pajiste të tjera medicinale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button