Vendkalimi kufitar Llojan-Miratoc, i mbyllur për arsye të panjohuara

Edhe pse nga të dyja anët e kufirit pothuajse janë bërë të gjitha përgatitjet për hapjen e vendkalimit kuÞtar Llojan-Miratoc, që lidh Maqedoninë me Serbinë, për arsye ende të panjohura një gjë e tillë ende nuk po ndodh. Shumë here palët nga të dyja anët e kufirit, fajin ia hedhin njëra tjetrës, njofton Alsat M.

Ndërkaq që, sot, gjatë një prononcimi për gazetarë Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov tha se sa i përket autoriteteve të Maqedonisë, gjithçka është gati dhe se presin përgjigje pozitive nga ana e autoriteteve Serbe.

Ndryshe Serbia qysh para disa viteve ka bërë asfaltimin e rrugës deri te pika e kuÞrit me Maqedoninë, gjithashtu edhe Maqedonia porse epilogu dhe Þnalizimi i kësaj pune ende nuk dihet se kur qytetarët e të dyja anëve të lëvizin lirshëm.

Hapja e kufirit Llojan-Miratoc ishte një nga premtimet kryesore të BDI-së në pushtet para banorëve të Kumanovës dhe Likovës në fushatat elektorale, por deri më tani ato kanë vetëm se ngelur në letër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button