Shqiptari që shkëlqeu në “DWS America”

Albert Stanaj është një shqiptar me banim në Amerikë. Që nga fëmijëria ai është marrë me muzikë dhe shpeshherë ka kënduar dhe në aktivitetet dhe festat e komunitetit shqiptar.

Këtë të marte ai ka qenë i ftuar në “Dancing with the Stars” (kanali ABC) ku ka interpretuar dy këngë, njëra prej të cilave ishte “Let Her Go”.

Interpretimi i djaloshit shqiptar i ka bërë shikuesit menjëherë të interesohen dhe të kërkojnë versionin e Albertit të kësaj kënge të cilën mund ta dëgjoni të plotë edhe në kanalin muzikor YouTube. Le t’i urojmë që ai të jetë shqiptari i radhës që korrë sukses në tregun muzikor amerikan.

Lajme të ngjashme

Back to top button