Çavkov e promovoi sistemin mobil për inçizim me kamera

Ministria e Punëve të Brendshme sot në pikën kufitare “Tabanoc” e ka promovuar sistemin e parë mobil për inçizim me kamera, qëllimi i së cilës, sipas MPB-së, është përmirësimi i kualitetit të punës së policëve, të mbrohen nga të drejtat e qytetarëve, t’i parandalojnë të gjitha mundësitë për korrupsion dhe veprim jo-profesional të zyrtarëve policor, të mbrohen zyrtarët policor dhe të sigurohet barazi ndaj të gjithë qytetarëve përpara ligjit, njofton Portalb.

Në promovim të sistemin ka marrë pjesë ministri i MPB-së, Mitko Çavkov, drejtori i Zyrës për Siguri Publike, Gorançe Savovski dhe nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Republikane të Komunikacionit dhe Rrugëve, Stojçe Stamenkovski.

Eprori i Njësisë për Siguri në Komunikacion dhe Rrugë, Bobi Gjorgjiev, ka sqaruar se zyrtarët policor janë të detyruar që ta informojnë qytetarin se procedura do të inçizohet, e cila më pas do të vendoset në bazën e MPB-së e cila është e mbrojtur dhe në të cilën qasje do të kenë vetëm disa persona të caktuar në MPB, si dhe materiali pas 45 ditëve në mënyrë automatike do të fshihet, transmeton Portalb.

Nëse ndonjë material i caktuar do të jetë i nevojshëm për ndonjë procedurë gjyqësore ose të brendshme, atëherë, siç shpjegon MPB, do të veprohet në bazë të ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button