Shëndetësi: Paga e qershorit më e shkurtër për 250 denarë, ja pse!

Të punësuar në shëndetësi kanë qenë të habitur kur në pagën e fundit të qershorit u janë shkurtuar nga 250 denarë për shkak të ripërtëritjes së kartelave shëndetësore elektronike, pa u njoftuar dhe pa u pyetur paraprakisht për atë. Paratë janë shkurtuar me urdhër, ndërkaq të punësuar supozojnë se drejtorët kanë nënshkruar që të mund t’u shkurtohen pagat për shkak të ripërtëritjes së kartelave, transmeton Portalb.

“Askush s’më ka pyetur asgjë, nuk kam nënshkruar urdhër. Nuk e di si mund ta bëjnë atë”, ishte reagimi i një infermiere nga një klinikë e Shkupit, emri i të cilës nuk publikohet për shkak të pasojave të mundshme.

1

Në këtë mënyrë, ka filluar ndërrimi i 46.000 kartelave shëndetësore elektronike, afati i të cilëve kalon sivjet. Nga Fondi për Sigurim Shëndetësor kanë sqaruar se ata janë kartelat e para të cilat do t’i marrin në shëndetësi dhe profesionalisht të lidhur me shëndetësinë. Shkurtimi i mjeteve bëhet me automatizëm ose ashtu siç do të vendosë ekipi menaxherial, transmeton Portalb.

“Ato janë 46.000 kartelat afati i të cilave kalon, ndërkaq i marrin mjekët, infermieret dhe të gjithë ata që janë të lidhur profesionalisht me shëndetësinë. Paratë merren nga paga e të punësuarve në shëndetësi”, thanë për “TOVATV”, nga Fondi i Shëndetësisë.

2

Me këtë në fondin e Sigurimit Shëndetësor do të arrijnë 220.000 euro nga të siguruarit.

Nga Fondi kanë theksuar se në vitin 2018 do t’u merren nga 250 denarë të gjithë të punësuarve, në administratë, ndërkaq edhe atyre në ndërmarrjet private të cilët të fundit do t’i marrin kartelat. Edhe pensionistët do të paguajnë, por ata nga 100 denarë, ashtu sikur të papunët dhe rastet sociale të cilët janë të siguruar.

Në Maqedoni, gjithsej deri më tani janë dhënë 1.850.000 kartela shëndetësore elektronike. Këto “të përkthyera” janë 8 milionë euro shtesë për fondin e shëndetësisë, pasi që me kartelat e para përpara pesë vjetëve u mor e njëjta shumë. Këto mjete deri në vitin 2015 kanë shkuar deri në Ministrinë e Shëndetësisë, por nga viti i kaluar paratë shkojnë drejtpërdrejt në Fondin e Sigurimit Shëndetësor. Kartelat praktikisht nuk funksionojnë, gjegjësisht nuk e kryejnë funksionin për të cilin janë krijuar. Thuajse asnjëra nga institucionet shëndetësore nuk ua kërkon kartelat elektronike, por të dhënat vendosen në librezat e vjetra shëndetësore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button