Shkupi deri në fund të sezonit pa publik në Çair

Komisioni Disiplinor pranë FFM-së ka vendosur që ekipin e KF Shkupi ta dënojë me 6 ndeshje të luaj pa praninë e tifozëve në fushë nikoqire në ndeshje kampionale apo ato të kupës dhe me dënim në të holla prej 2.500 euro.

Ky dënim është shkaku i hyrjes në fushë të tifozëve nga Shkupi në ndeshjen kundër Dritës në Bogovinë dhe për shkak të nxitjes së ndërprerjes së ndeshjes si dhe sulm fizik ndaj pjesëmarrësve në lojë në të njëjtën ndeshje.

Në bazë të këtij dënimi, KF Shkupi të gjitha ndeshjet e mbetura që duhet ti luajë deri në fund të sezonit në Çair, do të jetë pa përkrahjen në tribunat e stadiumit, që do të paraqesë një hendikep të madh.

Me dënim në të holla prej 1.500 euro për shkak të tifozëve të tyre “Komiti” ka marrë edhe ekipi i FK Vardar, për shkak të animit jo korrekt të tifo grupit të tyre dhe thirrjeve diskriminuese në ndeshjen Napredoku – Vardari. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button