Campbell mahnitëse edhe në moshën 43 vjeçare

Naomi Campbell duket se është e gatshme për sfilata të modës pasi ka shkëlqyer me fotografi në ballinën e revistës “Shape”.

Modelja 43-vjeçare nga Britania ka zënë vend në ballinë me kostum të larjes me ngjyrë të zezë që përbëhej edhe nga përthekojset ngjyrë ari derisa në intervistë ajo flet për betejën e saj për të lënë duhanin.

Campbell, e cila në vitin 1999 ishte në rehabilitim për të kërkuar ndihmë për varësi nga kokaina- është e vendosur që të mos konsumojë më duhan. Por ajo ka thënë se po e zhvillon një betejë të vështirë kundër shprehisë së keqe.

“Njerëzit më thoshin se cigaret janë më të vështira për t`u lënë sesa alkooli. Unë nuk u besoja atyre, por e dini çfarë? Është e vështirë”, ka thënë ajo. “Është e vështirë, por dua ta ndaloj! Po provoj shumë për këtë”./koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button