Çati dhe pemë të shkulura nga stuhia në Shkup

Era e fuqishme që përfshiu sot Shkupin ka shkaktuar dëme materiale. Disa objekte kanë mbetur pa çati, ndërsa janë dëmtuar edhe makina. Pa çati ka mbetur shkolla fillore “Kuzman Josifovski Pitu” në Përzhino, dhe një shtëpi në Jurmleri.

Edhe një çati tjetër është shkulur nga një garazh në Pertrovec me ç’rast është dëmtuar një makinë e makrës Citroen.

Gjithashtu janë shkulur pemë në lagjen Vllae të Shkupit, si dhe në Idrizovë. Era e fuqishme sot ka mbytur në pluhur rrugët e kryeqytetit sidomos në afërsi të objekteve në ndërtim e sipër. 

Lajme të ngjashme

Back to top button