United dhe Dortmund drejt çerekfinales

Për humbjen nga Liverpooli që e pësuan gjatë vikendit, United u përkujdes që të hakmerret në grekët e Olimpiakosit të cilët i mposhti vetë Robin Van Persie me hat-trickun e tij për të mbyllur ndeshjen me 3:0 (0:2)
Rastin e parë të rrezikshëm e kishte United në minutën e 17-të kur Ryan Giggs harkoi nga ana e majtë për Wayne Rooneyn, i cili goditi me kokë por ishte shtylla ajo që ia mohoi golin anglezit.
Në minutën e 24-të Robin van Persie pranoi një top të mirë para se Jose Holebas të shkaktonte ndërhyrje në holandezin për t`u akorduar penallti për United, të cilën në gol e ktheu RVP-ja për 1:0.

Robin van Persie tregoi edhe njëherë cilësitë e tij kur para se të përfundonte pjesa e parë realizoi për 2:0, duke rikthyer kështu rezultatin e ndeshjes së parë. Holandezi shfrytëzoi mirë asistimin e Rooneyt për të mposhtur Roberto.
Pjesa e dytë filloi më mirë për United që filloi menjëherë me sulme. Kjo u vërejt pas pesë minutave lojë kur Danny Welbeck u faullua jashtë zonës së rrezikshme për t`i dhënë mundësi Rooneyt dhe Van Persiet që të rrezikojnë nga gjuajtja e lirë.

Holandezi u tregua i saktë nga goditja e dënimit për të arritur hat-trickun dhe për të përmbysur rezultatin në 3:2 në dy ndeshjet.

Ndërkohë, Dortmundi është kualifikuar me lehtësi në çerekfinale pasi që gjithçka ishte përmbyllur në takimin e parë në Rusi kur gjermanët patën fituar kundër Zenitit me rezultat 2:4.
Takimi i dytë përfundoi me humbjen e gjermanëve me rezultat 2:1.
Të parët që shënuan ishin mysafirët përmes Hulk që bombardoi Dortmundin me një gol nga distanca në minutën e 16-të.


E për vendasit për të rikthyer gjithçka në normalitet e për të treguar se nuk ka qenë befasi fitorja e parë shënoi Schmelzer para përfundimit të pjesës së parë.
Për rezultatin 2:1 u përkujdes Rondon në minute e 73-të, por kjo nuk mjaftoi që të përmbys rrezultatin e ndeshjes së pare.Dortmund shkon në çerekfinale si skuadra e dytë gjermane pas Bayern Munichut.

Spanjollët janë treguar më të suksesshmit këtë stinor në Ligën e Kampionëve
Ata përfaqësohen me tre skuadra në çerekfinale : Real Madrid, Barcelona e Atletico Madrid.
Vijojnë gjermanët e anglezët me nga dy skuadra: Chelsea e Manchester nga Anglia dhe Bayern e Dortmund nga Gjermania.
Skuadra e tetë njëkohësisht nderi i francezëve mbetet Paris Saint Germain.
Të gjitha këto skuadra janë kualifikuar drejtpërdrejt pasi asnjë takim nuk shkoi drejt lojës shtesë.
Në çerekfinale ndërron rregulli i mos përballjes së skuadrave nga një ligë, që domethënë që mund të kemi El Clasico e shumë derbi tjerë brenda shtetëror.

Lajme të ngjashme

Back to top button