Brazil, dyshohen për akte terroriste gjatë Olimpiadës. Arrestohen 10 vetë

Policia federale në Brazil arrestoi 10 pjesëtarë të një grupi, që dyshohej se po përgatiste akte terroriste gjatë Lojërave Olimpike të gushtit.

Autoritetet u kujdesën të sqaronin se të ndaluarit nuk janë militantë të Shtetit Islamik, por kanë tentuar të kontaktojnë me grupin e dhunshëm islamik.

Arrestimet e kryera në rajonin jugor Parana vijnë vetëm dy javë përpara çeljes së Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro.

Nga sa pohoi ministri i Drejtësisë, Alexandre Moraes, të gjithë personat e përfunduar në pranga janë brazilianë. Pas këtij episodi u kërkua menjëherë një mbledhje urgjente e qeverisë. /TCH

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button