USHT, promovohet monografia për fshatin Vicë

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës u promovua monografia shkencore ,,Vica vatër e mbrojtjes së traditës dhe çështjes kombëtare”, e autorit Shefki Selami. Me këtë libër autori Shekfi Selami ka për qëllim që të plotësohet historia jonë kombëtare, me fakte të reja shkencore dhe historike, ku veçanërisht shpaloset hijezimi i argumenteve të pashënuara historike për Malësinë e Sharrit dhe Fshatin Vicë. 

“Theks të veçantë në këtë libër i jepet paraqitjes së Malësisë së Sharrit në përgjithësi dhe të Fshatit Vicë në veçanti, duke filluar nga formimi i këtij fshati, migrimet e popullsisë shqiptare brenda trojeve të etnike, shkaqet e këtyre migrimeve, planet famëkeqe asimiluese, shpërnguljet dhe kalimi i tyre deri në eksode masive të shqiptarëve nga Serbia kolonizuese, ndërrimi i historisë në forma të ndryshme, duke filluar nga preteksti i mbledhjes së armëve, masakrimi, vrasjet, dhunimet, ndërrimi i emrave të popullatës jo sllave, ndërrimi i toponimeve, ndalesa e çdo lloji të arsimimit, zhdukja e intelektualëve etj.”, tha mes tjerash Shefki Selami, autor i kësaj monografie.

Recensenti i librit, Vebi Xhemaili theksoi se në këtë libër është përfshirë një spektër shumë i gjerë dukurish që lidhen ngushtë me jetën shpirtërore dhe materiale, punën humane e solidare, luftërat që i kanë kapluar banorët e këtij fshati, qëndresën e tyre, traditat, zejet, zhvillimin ekonomik, veprimtaritë dhe aktivitetet e ndryshme kulturore e sportive.

Lajme të ngjashme

Back to top button