Në takimin Bexheti-Arens, diskutohet për Kodin Zgjedhor

Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti sot realizoi takimme Gert – Hajnrih Arens, shef i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet presidenciale dhe të parakohshmet parlamentare 2014. 

Gjatë takimit u bisedua për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, ndryshime këto të bëra sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR që u miratuan me konsensus,dhe angazhimet e Qeverisë së Maqedonisë për të zbatuar zgjedhje korrekte dhe demokratike. 

Bexheti potencoi që me këtë zgjidhje ligjore plotësohen rekomandimet e OSBE/ODIHR, ndërsa pëlqimi i subjekteve politike në Maqedoni duhet të krijojëparakushte edhe më të qëndrueshme për proces transparent zgjedhor dhe avancim të proceseve në këtë sferë, që është me rëndësi mjaft të madhe si për ne, “ashtu edhepër eurointegrimin e vendit”. 

“Zgjedhjet presidenciale dhe të parakohshmet parlamentare do të jenë test për kapacitetet demokratiketë shtetit, posaçërisht pas ndryshimeve me konsensus të Kodit Zgjedhor”, theksoi shefi i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Gert Arens.

Lajme të ngjashme

Back to top button