Diplomati Janevski ka vozitur nën ndikimin e alkoolit në Slloveni, ministria fsheh skandalin

Një tjetër skandal diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme, i mbajtur i fshehtë nga opinionit. Diplomati Ljupço Janevski, përfaqësues konsullor në ambasadën e Maqedonisë në Lubjanë, më 6 shtator të vitit të kaluar është ndaluar nga policia sllovene për shkak të vozitjes së shpejtë në vend të populluar, në momentin që drejtonte veturën me targa diplomatike, transmeton Alsat.

Pas ekspertizave të policisë ka rezultuar se diplomati Janevski ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Ministria e Jashtme sllovene ka dërguar notë proteste drejtuar Ministrisë përkatëse të Maqedonisë, e cila është mbajtur e fshehtë para opinionit vendor nga dikasteri i Poposkit,transmeton Alsat.

Që të jetë skandali më i madh, Ministria e Jashtme jo vetëm që nuk e tërhequr diplomatin e zënë në flagrancë, por madje ia ka vazhduar mandatin edhe për 6 muaj të tjerë. Nga Ministria e Jashtme nuk japin detaje as për këtë skandal. Sipas informatave të televizionit Alsat, diplomati Ljupço Janevski rezulton të jetë familjar i afërt i ish ministrit të punëve të Jashtme Antonio Milloshovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button