“Revolucioni Laraman” deklarohet pas marrëveshjes së djeshme për dalje nga kriza politike

“Katër partitë më të mëdha politike u morën vesh për mënyrën në të cilën ata vlerësojnë se do të krijohen kushte për zgjedhje të vërteta korrekte, të lira dhe demokratike. Shoqëria  civile nuk ishte e kyçur në bisedime, as si mbikëqyrës, por as si konsulent. Këtë herë përsëri situatën e nxitë dyshimi se partitë në pushtet përsëri do t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet me të cilat disponojnë që të parandalojnë zbatimin e marrëveshjes. Rreziqet e këtilla nga fillimi paraqesin humbje të besimit ndaj të gjithë procesit”, thuhet në porosinë e “Revolucionit Laraman”,  e publikuar në profilin e tyre zyrtar të rrjetit social “Facebook”, njofton Portalb.

“Për atë nuk guxojmë që të heqim dorë nga thelbi i kërkesës së të gjithëve atyre që me muaj kanë protestuar nëpër rrugë  për – liri për qytetarët, dënim për kriminelët, demokratizim të shoqërisë sonë, liri për institucionet dhe tejkalim i krizës politike. Kjo patjetër duhet të jetë proces në të cilin do të marrin pjesë të gjithë aktorët e shoqërisë. Lufta vazhdon! Patjetër duhet me kthjelltësi ta ndjekim zbatimin e marrëveshjes dhe të jemi të vetëdijshëm se demokracia dhe sundimi i ligjit në Maqedoni nuk do të ndodhin kur të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ky shtet ka problem sistematik të cilat janë kultivuar dhe zhvilluar me dekada dhe tejkalimi i tyre nuk është dhe nuk guxon të jetë i shpejtë, sipërfaqësor dhe jo-gjithëpërfshirës”, shtojnë nga “Revolucioni Laraman”.

Ata gjithashtu shtojnë se qytetarët dhe shoqëria civile patjetër duhet të vazhdojnë të insistojnë nëpërmjet formave të ndryshme dhe t’ua bëjnë me dije partive se politika para se gjithash është e qytetarëve, transmeton Portalb.

“Prej neve varet. Patjetër duhet të vazhdojmë të kryejnë trysni ndaj shoqërimit kriminel, ndaj pushtetit, ndaj institucioneve, ndaj publikut të brendshëm dhe atij ndërkombëtar. Përfundimisht, të gjithë jemi të obliguar që të mos lejojmë që regjimi i korruptuar dhe autokratik i Gruevskit dhe Ahmetit  ta bllokojë tejkalimin e krizës politike. Do të jemi të kthjellët, vigjilent, do të bashkohemi edhe më fortë që të qëndrojmë pas nevojës së demokratizimit urgjent të Maqedonisë”, thonë nga Revolucioni Laraman. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button