Gjendja e jashtëzakonshme në Francë: Bastisje, kontrolle të shtuara policore…

Pas sulmit terrorist në Nicë ku jetën e humbën 84 persona, parlamenti francez ka vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme në vend, edhe për gjashtë muaj tjerë, ndërsa në luftën kundër terrorizmit dhe vendosjen e sigurisë në vend janë angazhuar pjesëtarët e forcave të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pavarësisht faktit se nuk ka urdhër nga gjykata, mund të kontrollohen makina, shtëpi, zyra, çanta personale … Ata që nuk i binden këtyre proceduarve mund të fitojnë burgim deri në tre muaj dhe gjobë prej 3.750 euro.

Me vendim të guvernatorit mund të kontrollohen telefonat celularë dhe kompjuterët që konsiderohen si të dyshimtë.

Sipas masave shtesë, ata që janë në arrest shtëpie, por edhe të burgosurit në qelitë e tyre, brenda 24 orëve do të monitorohen me kamerë. Këto masa janë marrë për të parandaluar vetë-dëmtimet ose të ikin nga burgu apo shtëpia.

Rreth 10.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë të cilët ishin përfshirë në opracionin “Sentinelle” do të shpërndahen në Paris, dhe vende të tjera turistike jashtë tij. Me qëllim të zvogëlimit të rrezikut të terrorizmit do të shtohet edhe kontrolli i Parlamentit. Do të formohet një Komision për kontroll, por edhe për zbatimin e vendimeve të gjendjes së jashtëzakonshme.

Është e mundur që të ndodhin edhe anulimet e takimeve dhe tubimeve, por mund të pengohet edhe qarkullimi në trafik i personave të dyshimtë.

Kryeministri i Francës Manuel Valls në rrjetin social Twitter ka shkruar se pas sulmit të nëntorit të kaluar ku u vranë 130 persona, 77 persona janë nën arrest shtëpiak ndërsa janë bastisur 3.594 shtëpi dhe biznese.

Sipas tij, në luftën kundër terrorizmit janë hapur 600 raste gjyqësore dhe janë konfiskuar 756 armë, duke përfshirë edhe 75 armë të rënda.

Gjithashtu, pas sulmit terrorist në Nicë mbi 200 persona të përkatësisë hebreje emigruan në Izrael. Sipas gazetës “Le Figaro”, ata janë larguar nga Franca si pasojë e frikës për sulme të reja.

Në kryeqytetin francez dhe rrethinat e saj, për arsye sigurie, janë anuluar disa festivale. Nga zyra e guvernatorit thuhet se midis ngjarjeve është anuluar dhe kinemaja e hapur, e cila çdo të dielën e parë të muajit mbahet në bulevardin Champs-Elysees, e cila në atë kohë mbyllet për trafik. Gjithashtu, janë anuluar edhe turnetë e basketbollit në rrugë.

Kështu është që nga nëntori i vitit 2015, kur në fuqi hyri gjendja e jashtëzakonshme, ky është vazhdimi i katërt i gjendjes së jashtëzakonshme dhe në fuqi do të jet deri në janar të vitit 2017. Pasi që Parlamentit francez dje lëshoi vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, mbrëmë ky vendim kaloi edhe në Senat.

Në sulmin terrorist në Nicë, qytet në jug të Francës, në korrik u vranë të paktën 84 njerëz, përfshirë fëmijë ndërsa me lëndime të lehta dhe të rënda përfunduan 308 persona të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button