KSHZ shqyrton ankesat për votuesit nga Shqipëria

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë ankesat e ngritura nga BDI-ja dhe LSDM-ja për përfshirjen e një numri të madh votuesit fiktivë në listën zgjedhore.

KSHZ-ja, duhet të marrë një vendim ndaj ankesave, më së voni, deri nesër. Pas këtij vendimi, subjektet politike kanë edhe nga 24 orë afat të ankohen pranë Gjykatës Administrative. 

Lista zgjedhore për presidencialet përmbyllet të shtunën më 22 mars. Por akuzat e publikuara ditë më para nga partia e Ahmetit lidhur me listën zgjedhore, për numrin “një” të MPB-së Gordana Jakullovska janë në vazhdën e fushatës parazgjedhore. 

Sipas saj, këto çështje duhet t’i drejtohen KSHZ-së ndërsa MPB-ja përmbush vetëm obligimet që i takojnë sipas ligjit.

Lajme të ngjashme

Back to top button