Ambasada e Sllovakisë: Plotësisht dhe menjëherë të implementohet marrëveshja

Ambasada e Sllovakisë në Maqedoni, sot e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së partive për dalje nga kriza politike në Maqedoni, njofton Portalb.

“Udhëheqësia e Sllovakisë në Këshillin e BE-së e ka përshëndetur konsensusin ndërpartiak që u arrit më 20 korri në Shkup. Plotësisht, menjëherë dhe me vullnet të mirë të implemntohet marrëveshja është kruciale për kthimin e situatës në normalitet për organizimin e zgjedhjeve të besueshme parlamentare dhe për kthimin e vendin në rrugën euro – atlantike” thonë nga ambasada e Sllovakisë.

Më parë, Ambasada e Britanisë së Madhe në Maqedoni, ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli dhe eurokomesari Johanes Han e kanë përshëndetur arritjen e marrëveshjes për dalje nga kriza politike duke porositur që ajo të implementohet. /Portalb

Reagimet pas arritjes së marrëveshjes:

Han: Hap i rëndësishëm drejt përfundimit të krizës politike në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button