SHGM nuk do të merr pjesë në konsultimet partiake për ad – hok trupin e mediave

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) nuk do të merr pjesë në konsultimet e parapara të partive me organizatat e gazetarëve për formimin e trupit ad – hok e cila do t’i mbikëqyrë raportimet mediatike, njofton Portalb.

Sipas kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani, partitë me vendimet e tyre  nuk do ta përmirësojnë situatën mediatike dhe mu për këtë Shoqata nuk do t’i jep legjitimitet për marrëveshjen e tillë.

Formimi i trupit ad – hok, vjen pasi që dje u arrit marrëveshje për dalje nga kriza politike mes partive VMRO – DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH.

Sipas marrëveshjes, në lidhje me mediat, ligji për Agjencinë e Shërbimeve Audio dhe Audiovizuele do të implementohet 15 ditë nga data e marrëveshjes së sotme. Do të formohet ad – hok trup për monitorim të raportimit të medaive, në bazë të Kodit Zgjedhor. Ky trup do të funksionojë deri në përfundimin e procesit zgjedhor, ndërkaq do të formohet 30 ditë nga data e kësaj marrëveshje, transmeton Portalb.

Ky trup do të përbëhet nga 5 anëtarë, në konsultime me organizatat relevante profesionale, katër partitë do të zgjedhin katër anëtarë, nga të cilët njëri do të jetë shqiptar, ndërkaq katër të zgjedhur të tjerë, kanë 15 që me konsensus ta zgjedhin edhe anëtarin e pestë. Ky trup do të kryej vlerësim të raportimit të balancuar.

Shkelja e parë do të sanksionohet me paralajmërim, ndërkaq nëse për së dyti ndodhë atëherë do të ketë dënime me para. Asnjë gazetar ose medium nuk do të dënohet për tregimin e mendimit të tyre, të cilët megjithatë, sipas marrëveshjes, duhet të dallojë nga plasimi i informatave.

Katër partitë politike detyrohet që ta zbatojnë legjislacionin mediatik në bazë të reformave prioritare të Raportit të Pribesë në afat prej gjashtë muajve.

Në pajtim me partitë tjera, partia më e madhe opozitare do të nominojë redaktor në redaksinë informative të RTVM-së nga ekspertë të kësaj fushe.

Nëse partitë konstatojnë se kushte për zgjedhje ka, redaktori i shërbimit publik do të hyjë në funksion 100 përpara zgjedhjeve. /Portalb

LEXO: Shkup, të gjitha detajet e marrëveshjes së arritur për dalje nga kriza politike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button