RDK: Përshëndesim përfundimin e lojës, të shpresojmë se s’do të ketë ndonjë tjetër

“Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se katër aktorët politik kanë luajtur lojëra me implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës në të gjitha takimet e deritanishme, pavarësisht a kanë qenë edhe vet të vetëdijshëm për lojën ose jo”, thuhet në kumtesën e RDK-së.

RDK shtojnë se kanë kaluar më tepër se 1 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes, por siç shtojnë ata, me lojëra të ulëta të realizimit ose mosrealizimit të kësaj marrëveshje, dhe sot serish u kthyem në pikën zero ku duhet të fillojë implementimi i plotë i Marrëveshjes së Përzhinës.

“Tani shtrohet pyetja, kush do të paguaj çmimin e kësaj loje 1 vjeçare, e gjitha në kurriz të popullit dhe shtetit? Deri kur çmimi i humbjes së ndeshjes do të paguhet nga tifozët, dhe jo nga aktorët që e lozin këtë lojë?
Përkundër gjithë kësaj, Rilindja Demokratike Kombëtare përshëndet përfundimin e lojës dhe respektimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinës dhe rekomandimeve të Raportit Pribe, dhe shpreson se këta aktorë politik nuk do të rinisin ndonjë lojë tjetër. Të gjitha tentimet e manovrimit politik për përfitime të ulëta partiake kanë kosto të lartë për vendin, rajonin, dhe komunitetin ndërkombëtarë, dhe për këtë arsye duhet zero tolerancë për çdo tentim për të rinisur ndonjë lojë tjetër. Vendi dhe rajoni në përgjithësi kanë nevojë për zgjidhje të përhershme dhe jo marrëveshje për hir të marrëveshjeve, dhe për këtë arsye komuniteti ndërkombëtarë duhet të tregojë zero tolerancë për të gjithë këta aktorë që luajnë me fatin e një populli, por pse jo edhe me fatin e njerëzimit në përgjithësi. Koha e lojërave patjetër të përfundojë. Kemi shumëçka për të humbur nëse tolerohen edhe më shumë”, thonë nga RDK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button