Ambasada e Britanisë: Marrëveshja është e mirë aq sa ajo do të zbatohet

Ambasada e Britanisë së Madhe në Maqedoni, sot e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes partive politike dhe ka porositur se ata duhet me aq punë edhe ta zbatojnë atë, njofton Portalb.

“Kryesisht, qëndrimi im është se çdo marrëveshje është e mirë aq sa ajo do të zbatohet. Kjo është ajo që ka munguar në të kaluarën. Që të jetë më e suksesshme, partitë duhet që të investojnë gjithashtu punë për ta zbatuar atë ashtu siç kanë investuar gjatë kohës së bisedimeve”, deklaroi zëvendësambasadori i Ambasadës së Britanisë së Madhe në Maqedoni, Poll Edvards.

Më parë, arritjen e marrëveshjes e kanë përshëndetur edhe eurokomesari Johanes Han dhe ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli. /Portalb

LEXO:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button