Policia shpalos detaje për aksionin në Hasanbeg

Policia ka zbardhur detajet mbi aksionin e mbrëmshëm në Hasanbeg, në të cilin personi D.J. 24 vjeçarë, vitin e kaluar nga një person i panjohur i Shqipërisë, ka blerë një sasi të konsiderueshme të marijuanës të cilën pjesërisht ua ka shitur personave të varur nga droga, ndërsa një pjesë tjetër e ka përpunuar në vaj të hashashit, drogë e cila është më e fortë dhe shkakton situatë euforike tek narkomanët.

Shitjen e drogës e ka realizuar në shtëpinë e vet si dhe me makinën e tij e ka transportuar në vendet paraprakisht të caktuara nga blerësit.

“Gjatë bastisjes, tek ai në shtëpi u sekuestruan rreth 11 kilogram marihuanë dhe 12 shishe prej 1 litër me vaj të marihuanës që e ka prodhuar nga përpunimi i kësaj bime narkotike. Lënda narkotike e sekuestruar mbrëmë është dhënë për ekspertizë të mëtejshme në sektorin për kriminalistikë të MPB-së dhe sipas të dhënave të para bëhet fjalë për marihuanë të cilësisë së lartë e cila arrin çmim të lartë në tregun narkotik vendor”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

I dyshuari ka pasur një paraqitje penale edhe në vitin 2009 për tregti me drogë dhe me këtë rast policia ka ndërrmarrë një aksion duke bastisur shtëpinë e tij, me ç’rast janë gjetur 11 kg marijuanë dhe 12 shishe me nga 1.2 litra vaj te hashashit, dy matëse dhe një enë për destilim. I gjithë materiali i gjetur është marë dhe do të dërgohet për ekspertizë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button