Rasti “Ujku”, procedurë hetimore kundër 16 personave

­ Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Shkup në lëndën “Ujku” dha urdhër me të cilën zbatohet procedurë hetimore kundër 16 personave, njoftoi sot Prokuroria.

“Procedura hetimore zbatohet për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepra penale organizim të grupit dhe nxitje për kryerje të veprave trafikim me njerëz, trafikim me të mitur dhe kontrabandim me emigrantë nga neni 418 ­ paragrafi 1. Kontrabandim nga neni 237 paragrafi 4, me paragrafin 1, prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullin të drogave narkotike, substancave narkotike dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 3 me nenin 1 dhe përpunim i palejuar, bashkëpunim dhe trafikim me armë apo materie spërkatëse nga neni 396 paragrafi 2 me nenin1 dhe neni 22 nga Kodi Penal”, theksohet në kumtesë.

LEXO: Të gjitha detajet e aksionit të sotëm policor “Ujku” (VIDEO)

Të dyshuarit, siç thonë nga Prokuroria, një periudhë të gjatë kohore si grup në mënyrë të organizuar ka kryer pranimin dhe transportimin e emigrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë nga Republika e Greqisë drejtë Republikës së Serbisë.

Në suaza të hetimit Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka kërkuar nga gjykatësi kompetent të caktojë masën paraburgim kundër nëntë personave. Deri në këtë moment, siç informojnë nga Prokuroria, procedura është përfunduar kundër tre personave dhe u është caktuar masa paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërsa për të tjerët procedura është në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button