Maqedoni, çfarë bën shteti që të parandalohet “murtaja e bardhë”?

Statistikat dëshmojnë numra dështues mbi uljen e numrit të lindjeve të foshnjave, por nga ana tjetër edhe numër të zvogëluar të martesave, ndërsa zmadhim të divorceve. Çfarë bën shteti që të parandalohet “murtaja e bardhë”?

Aleksandar Samarxhiev

Natalitet – zvogëlimi i vazhdueshëm i numrit të foshnjave të lindura në Maqedoni është një prej sfidave më serioze me të cilat ballafaqohet shteti në këto dekadat e fundit. Trendi negativ është linja e lartë dhe për tani, nuk ka indikacione se mund të ndryshojë për më mirë.

Jeta dinamike dhe mënyra bashkëkohore e jetesës bëjnë që përditshmëria e qytetarëve të jetë e mbushur me mundime që të sigurohet ekzistenca themelore, kurse në plan të dytë t’i vendosin të gjitha sfidat e tjera midis të cilave edhe vendimet për zgjerimin e familjeve. Për ekzistimin e të ashtuquajturës “murtaja e bardhë”, përkatësisht zvogëlimi i numrit të foshnjave, kurse nëpërmjet këtij dhe të popullatës së përgjithshme, flasin drejtpërdrejt të dhënat statistikore. Nga ana tjetër, gjendjet, po përkeqësohen edhe më shumë duke u rritur numri i personave që kanë vdekur, por edhe numri i zmadhuar i divorceve.

Nëse përpara se gjysmë shekulli, më saktë në periudhën 1948-1952 vërehet norma më e lartë e natalitetit – 39,3 foshnja për 1.000 banorë, në vitet që kanë vijuar, normat dëshmojnë një trend vazhdimisht negativ. Megjithatë, rekordi i palavdishëm është vënë re në dekadën e fundit. Në vitin 2006 është regjistruar norma më e ulët prej vetëm 11,1 lindje fëmijësh për 1.000 banorë. Si ilustrim të përmendim se disa vite pas pavarësisë dhe ndryshimit të sistemit shoqëror në Maqedoni, më sakatë në vitin 1994 kanë lindur 31.421 fëmijë, kurse 21 vjet më vonë, ose në vitin 2015 numri i foshnjave është 23.075 fëmijë gjithsej. Krahasuar me përqindje kjo do të thotë se zvogëlimi është mbi 26 procent. Rënia vihet re sidomos në vitin 2011 kur numri i përgjithshëm i foshnjave të lindura është nën numrin mesatar prej 23.000 dhe ka qenë 22.770 foshnja.

Të rinjtë gjithnjë dhe më vështirë vendosin të bëjnë martesa, si edhe për zgjerimin e familjeve me fëmijë, por rritet numri i divorceve. Nëse në vitin 2009 ka pasur 14.923 martesa, në vitin 2015 janë regjistruar vetëm 14.099 martesa të reje. Divorcet, përsëri, janë në rritje të vazhdueshme, kështu që në vitin 2009 numri është 1.287, kurse në vitin 2015, e arrijnë numrin prej 2.035. Nëse këtu shtohet, për shembull, se vetëm në vitin 2009 ka pasur diçka më tepër se 19 mijë persona të vdekur (19.060), kurse ky numër në vitet që vijojnë lëviz mbi 20.000, atëherë do të kuptohet se gjendjet jo që nuk janë ngjyrë rozë, por janë edhe shumë shqetësuese.

Foshnja të lindura të gjalla Në raport me vitin e kaluar Norma e nataliteti
të lindur për 1000 banorë
2009 23.684 +3,2% 11.5
2010 24.964 +2,6% 11.8
2011 22.770 -6,3% 11.1
2012 23.568 +3,5% 11.4
2013 23.138 -1,8% 11.2
2014 23.596 +2,0% 11.4
2015 23.075 -2,02

11.2

 

Burimi: Enti Shtetëror i Statistikës

 

 

 

Martesa të lidhura Në raport me vitin e kaluar Martesa të ndara Në raport me vitin e kaluar
2009 14.923 +1,6% 1.287 +6,5%
2010 14.155 -5,1% 1.720 +33,6
2011 14.736 +4,1% 1.753 +1,9%
2012 13.991 -5,1% 1.926 +9,9%
2013 13.982 -0,19% 2.045 +6,2%
2014 13.813 -1,2% 2.210 +8,1%
2015 14.099 +2,07% 2.035 -7,9%

Burimi: Enti Shtetëror i Statistikës

Numri i të vdekurve
2009 19.060
2010 19.113
2011 19.465
2012 20.134
2013 19.208
2014 19.718

 

Ndryshimet në jetën shoqërore ndikuan mbi natalitetin

Numri i para një viti, si dhe fotografitë e vjetra familjare flasin se në atë kohë familjet me shumë fëmijë kanë qenë të shpeshta. Atëherë ekzistenca është siguruar nëpërmjet bujqësisë dhe blegtorisë dhe familjet me shumë fëmijë sidomos në fshat janë konsideruar si fitim dhe mirësi. Fëmijët së bashku me prindërit kanë punuar në fushë dhe në këtë mënyrë është siguruar jetesa. Zhvillimi industrial-ekonomik që ka vijuar më pas, sipas sociologëve ka kontribuar për ndryshimin e jetës, si dhe në funksionimin e familjeve. Prioritet i është dhënë sigurimit material të jetës më cilësore për fëmijët, sesa faktit që të kihet një familje e madhe.

“Trendet të cilat sot i ka sjellë procesi i globalizimit shkojnë në drejtim të atomizimit të shoqërisë dhe krijimit të familjes bërthamë. Familja tradicionale me shumë anëtarë është “aut”, kurse shenjën “in” e marrin familjet e përbëra nga dy anëtarë – pa fëmijë. Mbetet motoja: “nuk ka fëmijë – do të ketë më tepër para”. Me hyrjen në martesë, së pari mendohet si do të bëhen stabil dhe të kenë vende të mira pune, me të ardhura solide, kurse mandej si të relaksohen në fitimet materiale. Dhe këtu fillon kolizioni dhe trendet negative të fertiliteti dhe të natalitetit, të cilat janë të mëdha. Kjo është më e zhvilluar në shtetet skandinave, por është e pranishme edhe në fqinjësinë tonë”, thotë profesori i sociologjisë në Universitetin e Evropës Juglindore, Ali Pajaziti.

Aktivistët të cilët punojnë në fushën e të drejtave të grave shpjegojnë se më parë gratë kanë lindur shumë fëmijë, për shkak të emancipimit të pamjaftueshëm. “Kjo ishte e theksuar sidomos te gratë shqiptare, të cilat lindnin më tepër fëmijë. Tani gruaja arsimohet dhe që të mbarojë arsimin e lartë duhet të hyjë më vonë në martesë. Më përpara vajzave pasi mbaronin gjimnazin nuk u mbetej gjë tjetër vetëm të martohen. Nuk ishte e rëndësishme a janë të punësuar dhe në kushte të tilla lindnin mesatarisht nga tre fëmijë, kurse kishte dhe familje me shumë fëmijë, thotë Xhane Kreshova e cila për shumë vite punon në fushën e të drejtave të grave.

Proceset globale janë shkak për shfaqjen e jetesës jokonvencionale – pa u formuar familje. Jetohet vet ose me partner pa fëmijë.

“Në të kaluarën, martesa dhe familja ishin vlera të cilat kishin rëndësi të ndryshme nga ajo që është tani. Sot, partnerët në masë të madhe vendosin të kenë një ose maksimum dy fëmijë”, thotë Marija Isaevska Ristovska, punëtor social në Qendrën për Zhvillim dhe Përparim të Jetës Publike në Tetovë.

 Shteti me strategji përpiqet ta përmirësojë pasqyrën strategjike

Gjendjet demografike të papërshtatshme ishin shkak që institucionet kompetente ta përpunojnë Strategjinë Nacionale për Zhvillim Demografik 2008-2015. Autoritetet në Strategji kanë paraparë masa që të ngadalësohet norma e zvogëlimit të popullatës dhe të krijojnë kushte për zhvillim të qëndrueshëm demografik, të zvogëlohen dallimet demografike në rajone nëpër Maqedoni, si dhe të zvogëlohen dallimet dhe pabarazitë midis popullatës me qëllim që të zmadhohet kohezioni social.

Megjithatë, pas përfundimit të periudhës së zbatimit të Strategjisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk ka shpallur asnjë lloj rezultatesh zyrtare ose përsëri, krahasime mbi gjendjet para dhe pas zbatimit të qasjes strategjike për përmirësim të demografisë.

PPrindëryetjes gazetareske mbi rezultatet e arritura dhe ndikimin e Strategjisë mbi proceset demografike, nga Ministria iu përgjigjën se nga 89 masat për përmbushje, veçohen dhjetë, të cilat lidhen me faktin se është përmirësuar sistemi për ndihmë financiare për lindjen e fëmijës së parë, si dhe stimulimi financiar për lindjen e fëmijës së dytë dhe të tretë.

Kompetentët konsiderojnë se është siguruar qasje e mjaftueshme te kopshtet dhe institucionet e tjera për edukim dhe kujdes për fëmijët. Pastaj konsiderojnë se është zmadhuar ndihma e çifteve të martuara, të cilat mjekohen nga steriliteti, si dhe janë zmadhuar mundësitë për punësim të të rinjve e të tjera.

Lufta për ekzistencë sfidë me prioritet para zgjerimit të familjeve

Analizat të cilat i bëjnë organizatat joqeveritare flasin se, edhe pse zbatohen disa masa, nuk ka përmirësim drastik të natalitetit, kurse nëpërmjet tij dhe të proceseve demografike. Analistë e organizatës së Institutit ZIP Shkup, në suazat e projektit të vet “Shpenzime dhe fitime nga masa fëmija i tretë” e kanë analizuar Strategjinë për Zhvillim Demografik, ku sublimohet se në periudhën 2009 deri 2014, është zmadhuar numri i fëmijëve të tretë, por nga ana tjetër në të gjitha vitet vihet re zvogëlim i numrit të fëmijëve të parë dhe të dytë. Gjithashtu, thonë se numri i përgjithshëm i fëmijëve të lindur në Maqedoni është në rënie.

2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014
Fëmijë i parë 10.875 10.769 10.912 10.531 10.608 10.150 10.195
Fëmijë i dytë 8.186 8.575 8.489 7.912 8.268 8.301 8.466
Fëmijë i tretë 2.608 2.956 3.300 3.128 3.411 3.477 8.466

Burimi: Enti Shtetëror i Statistikës

2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015
Përdorues të kompensimit për fëmijë të tretë 1.898 5.250 8.249 11.212 13.875 17.112 21.387

Burimi: Institutit ZIP Shkup – numri aktual është mbledhur së bashku me vitet e mëparshme

 

Sipas përkatësisë kombëtare të nënës shqiptare maqedonase turke rome boshnjake të tjerë
Përdorues të kompensimit për fëmijë të tretë
(2009-2015)
9.995 6.758 1.660 2.095 346 472
Mjete të paguar gjithsej  (2009-2015)

 

7 miliardë e 872 milionë e 775 mijë e 644 denarë

Burimi: Institutit ZIP Shkup

“Me vendosjen e masës deri në fund të vitit 2015, janë evidentuar gjithsej 21.387 përdorues që mesatarisht në vit do të thotë zmadhim i numrit të përdoruesve – 3.055 në vit. Në raport me fitimet duhet të theksoj se në strategjinë demografike dhe në përgjithësi në vendosjen e politikës, nuk janë dhënë drejtpërdrejt as rezultatet as indikatorët, që të mund të ndjekim se çfarë mund të arrihet me këtë masë”, deklaroi Katerina Jakimovska nga Instituti ZIP.

Ajo thekson se në vitin 2009, numri i fëmijëve të tretë shënon një rritje të lehtë, por kjo nuk vihet re në numrin e përgjithshëm të foshnjave të lindura të gjalla. Në të vërtetë, sipas sak, mund të vihet re minimum vetëm stabilizim i trendit rënës, por ai ka filluar që në vitet 90 të shekullit të kaluar.

Sociologu, Ali Pajaziti, konsideron se masat dhe politikat në Maqedoni teorikisht janë të mira, por rrogat e ulëta dhe kushtet e tjera materiale janë elementë negativë të cilët janë vendimtare në vendimmarrjen e bashkëshortëve rreth fëmijëve. Sipas tij, duhet të vazhdojnë politikat të cilat do të rezultojnë me numër më të madh fëmijësh, por duhet të punohet edhe në përmirësimin e standardit ekonomik në shtet. “Duhet të vihet në pikëpyetje se sa mund të jetojë normalisht në Maqedoni një familje me fëmijë të tretë edhe me 8.000 denarë në muaj dhe kjo në kushte të tilla të këqija ekonomike. Sidomos nëse dihet se shporta e konsumatorit është 32.000 denarë”, thotë Pajaziti.

Shkupi, foto nga: Robert Atanasovski
Shkupi, foto nga: Robert Atanasovski

Sipas tij, arritja e mirëqenies është qëllim i mirë, por edhe zmadhimi i normës së fertitlitetit (apo lindshmëria e popullatës e cila më mirë shprehet nëpërmjet numrit mesatar të fëmijëve që në periudhën e riprodhimit mund të lindë një grua), por për fat të keq, shton ai, njerëzit mendojnë seriozisht sa fëmijë do të kenë dhe a do të hyjnë në martesë. Personat e tjerë ekspertë vlerësojnë se familjet gjithnjë dhe më shpesh llogarisin dhe bien dakord sa fëmijë do të kenë, dhe kjo të jetë në përputhje me mundësitë e tyre materiale.

“Të rritësh një fëmijë siç duhet, do të thotë se duhet t’i sigurosh kushte solide për jetesë, kurse për këtë të nevojiten më tepër mjete. Nëse nuk punojnë të dy partnerët, ata nuk vendosin as për fëmijë të parë. E prolongojnë atë periudhë dhe presin kushte më të mira. Madje pasi të punësohen, vendosin të kenë fëmijën e parë, kurse për të dytin mendojnë gjithnjë dhe më pak. Kushtet e diktojnë këtë gjë, kurse gjendja ekonomike në shtet nuk shkon në drejtim të tillë që të lindin më tepër fëmijë”, konsideron aktivistja Xhane Kreshova.

Mungesa e gjatë nga shtëpia, për shkak të obligimeve të punës, është gjithashtu, problem për familjet të cilat vendosin të kenë fëmijë të dytë, sepse të jesh prind do të thotë t’u përkushtosh kohë të mjaftueshme fëmijëve.

“Puna është edhe në turne dhe kjo më gjatë sesa duhet. Derisa të vijnë në shtëpi, del se fëmijët i shikojnë mezi tri orë. Mbetet koha për drekë apo darkë, të shkruhen detyrat e shtëpisë, vjen koha e gjumit, sepse fëmija ditën tjetër është në shkollë apo kopsht, kurse prindërit në punë. Kështu që edhe përkrah dëshirës të kihet fëmijë i dytë, prindërit thonë se nuk arrijnë të kujdesen për një e jo më pastaj dy fëmijë”, shpjegon punëtori social Marija Isaevska Ristovska.

Edhe në rekomandimet që dalin nga analiza e Institutit ZIP thuhet se në vend të masës për nxitje të fëmijës së tretë Maqedonisë i nevojitet strategji e re ku bazë do të jetë rritja e numrit të fëmijëve të parë dhe të dytë, kurse kështu edhe rritja e natalitetit. Vlerësohet se ekziston nevoja për përshtatje më të madhe të angazhimeve të punës dhe përmirësimit të jetës së grave që do t’i motivonte të marrin vendime në drejtim të zgjerimit të familjes.

“Nevojitet që të përmirësohen kushtet ekonomike për të rinjtë në raport me punësimin, zgjidhjen e çështjes banesore. Gjithashtu, në vendet e populluara duhet të përmirësohen objektet e infrastrukturës dhe të zmadhohet numri i kopshteve dhe shkollave”, thotë Katerina Jakimovska nga Instituti ZIP.

Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ndoshta edhe vetë kanë vënë re se zbatimi i Strategjisë nuk rezulton me efekte më të rëndësishme, prandaj është marrë vendim për krijim të një plani të ri. Në mars të vitit 2015 është miratuar Strategji e re për politikat demografike (2015-2024), por detajet nuk janë në dispozicion për publikun. 

“Në suazat e MPPS-së është krijuar njësi organizative për zhvillim dhe evalvim të politikave demografike dhe koordinimit ndërsektorial me institucionet e tjera kompetente për ndjekjen e zbatimit sipas resorëve. Për në efikasitet më të madh, MPPS është kompetente të japë raporte tremujore në Qeveri dhe dy herë në vit të bëjë vlerësim të zbatimit të masave nga e njëjta”, informojnë nga Njësia për Marrëdhënie me Publikun.

Në krahasim me shtetet e tjera të Evropës (dhe Bashkimit Evropian) Maqedonia ka masa dhe ndihmë sociale solide për gratë që lindin fëmijë. Në Zvicër, gratë kanë të drejtë leje lindjeje prej 14 javësh dhe marrin 80 përqind të rrogës. Është e mirë masa që në këtë shtet nënës i japin ndihmë shtetërorë për fëmijë të lindur 200 franga çdo muaj  dhe kjo derisa fëmija të mbushë 18 vjet. Në Angli, ekziston mundësia për 53 javë leje lindjeje, me mundësi të ndryshme të pagimit të kompensimit i cili në gjashtë muajt e parë është 100 përqind. Suedia është shteti me periudhë më të gjatë ku paguhet e gjithë leja e lindjes – 480 ditë ose pothuajse 1,5 vjet. Në Slloveni leja e lindjes është 12 muaj (fillon 28 ditë para lindjes), kurse merret 100% e rrogës në tre muajt e parë, kurse muajt e tjerë merret 90% e shumës. Në Bosnjë dhe Hercegovinë nënat nuk kanë të njëjtat të drejta në realizimin e lejes së lindjes. Në të dy entitet: Federata e BeH dhe Republika Sërpska , është i përbashkët fakti se leja e lindjes është një vit. Dallimi është te kompensoni në varësi të kantonit lëviz nga 50 deri në 90 përqind të rrogës mesatare.

Në Maqedoni për shkak të mungesës në punë – shtatzëni, lindje apo mëmësi, Fondi i Sigurimit Shëndetësor paguan 100 përqind të bazës së kompensimit të rrogës. Kthimi në vendin e punës është i garantuar për nënën pas përfundimit të lejes së lindjes, kurse ka të drejtë të zgjasë deri në 9 muaj (28 ditë para lindjes). Nëse lind më tepër se një fëmijë, atëherë leja e lindjes është 12 muaj. Shfrytëzimi i lejes së lindjes është me zgjedhje dhe nëna mund ta ndërpresë edhe para përfundimit të afatit të paraparë. Për fëmijën e parë, nëna merr një ndihmë të njëfishtë në të holla për foshnjën, që është 5.000 denarë (25 përqind nga shumë e rrogës mesatare neto në Maqedoni).

Shkupi, foto: Robert AtanasovskiPër fëmijën e dytë nuk merr ndihmë nga shteti (ajo mundësi ka qkzistuar vetëm në vitin 2009 dhe 2010). Kompensimi për fëmijën e tretë është 8.048 denarë dhe paguhet deri në moshën 10 vjeçare të fëmijës. Megjithatë, numri i vazhdueshëm i foshnjave të lindura po bie dhe lihet përshtypja se këto masa nuk kanë ndikim pozitiv te të rinjtë që të kenë fëmijë.

Përveç masave të Strategjisë edhe në sektorët e tjerë qeveritarë ekzistojnë disa projekte, për të cilat thuhet se zbatohen në praktikë në drejtim të përmirësimit të standardit të jetë dhe të nxitjes së vlerave pozitive në proceset demografike. Si të tilla përmenden: “Bli shtëpi për të rinj”, punësimet e subvencionuara të të rinjve deri në 29 vjet, si dhe masat e ngjashme të cilat i përfshijnë të rinjtë. Megjithatë, siç duket mungojnë analiza më të thella me numra konkretë nga të cilët mund të shihet qartë a kanë masat dhe projektet ndonjë efekt mbi përmirësimin e gjendjes demografike negative në Republikën e Maqedonisë.

Të gjithë bashkëbiseduesit konsiderojnë se është e vështirë të ndryshohet pamja demografike në Maqedoni. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat nga analizat statistikore, hulumtimet e sektorit joqeveritar në fushën e demografisë, si dhe mendimet profesionale të kuadrit akademik. Sipas tyre, nataliteti dhe demografia do të përmirësohen vetëm me përparim të jetës shoqërore dhe standardit ekonomik. Vërejtja kryesore është se masat dhe projektet nuk janë përpiluar sa duhet dhe nuk japin rezultate konkrete, prandaj nuk mund të ndjehet edhe ndonjë pozitë më e mirë ekonomike dhe shoqërore e qytetarëve.

Edhe pse statistikisht rroga në Maqedoni është rreth 350 euro, megjithatë, një numër i madh individësh fitojnë mesatarisht 200-250 euro. Në luftën për ekzistencë, zmadhimi i familjes nuk është prioritet dhe kjo lihet për disa kohë më të mira.

Gjithnjë dhe më tepër del nevoja për drejtim të saktë dhe cilësor të resurseve dhe politikave shtetërore në ngritjen e standardit të jetës. Kjo duhet të rezultojë me vendim më të lehtë të qytetarëve që të kenë fëmijë. Nëse nuk ndodh kjo, rritet rreziku i migrimit të popullatës në shtete të tjera. Hulumtimet dëshmojnë se gjithnjë edhe më shumë qytetarë tanë, sidomos të rinjtë, nuk duan të presin që të përmirësohen gjendjet. Zgjedhja e tyre e vetme është të shkojnë të jetojnë dhe punojnë në ndonjë shtet të huaj, ku kanë më tepër mundësi për një jetë më të mirë. Me përmirësimin e fitimit dhe jetës më cilësore do të realizohet më lehtë edhe ëndrra për krijim të familjes.

*****

Artikulli është punuar në suazat e Projektit “Demografia – cilësia e jetës” e NVO Infoqendrës, Qendrës Maqedonase për Arsim Evropian, Tetë Shtatorit dhe Qendrës për Zhvillim të Mediave me mbështetje nga Projekti i USAID-it për shoqëri qytetare, të cilin e zbaton Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedonia.

 Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk i shpreh qëndrimet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button