Kinë, nga një stuhi e fuqishme vdesin 14 persona dhe zhduken 72

Të paktën 14 persona e kanë humbur jetën dhe 72 janë zhdukur nga stuhia e fuqishme që ka goditur krahinën kineze Hibey.

Sipas gazetës kineze “Daily”, për shkak të motit të shumë të keq në veri të vendit, në provincën Hibey, ka pasur përmbytje dhe rrëshqitje të tokës. Jetën e kanë humbur 14 persona dhe 72 janë zhdukur , raporton (AA).

Byroja kineze meteorologjike ka theksuar se dje në pjesët veriore, jugore dhe qendrore të vendit ka hyrë në fuqi alarmi i kuq, i verdhë dhe portokalli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button