Edhe Besirit i bën mirë Egjipti

E ka filluar mirë dhe me paraqitje të lakmueshme këtë vit edhe tenisti tjetër shqiptarë nga Shkupi, Besir Durguti, i cili ka arritur të fitojë dhe ATP pikën e parë për vitin 2014.
Tensiti shqiptar Durguti është pjesë e Future turneut në vlerë prej 10.000 dollarë që po mbahet në Sharm El Sheikh të Egjiptit.

Në raundin e parë Besiri ka shënuar fitore ndaj një kundërshtari mjaft të papërshtatshëm, siç ishte rusi Alexander Kunin, të cilin e ka fituar me rezultat të pastër 6:4, 6:3. 

“Është një njenjë e mirë kur e nis me fitore dhe kur merr edhe ATP pikë. Kjo më bën që të besoj se nga meçi në meç do të arrijë të ngritëm lartë dhe të arrijë pozitë sa më të mirë në renditjen botërore”, është shprehur Durguti për “Portalb”.

Në rundin e dytë Besiri do të pret kundërshtarin e radhës, po pasi të përfundojë meçi në mes fituesit në duelin Claudio Fortuna nga Italia i cili është dhe bartësi i 5-të i turnetut dhe rumunit Catalin-lonut Gard. Besir Durguti tani ka grumbulluar 3 ATP pikë./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button