Presidenti Ivanov jep mirënjohje për Shkencëtarin më të mirë të ri

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sonte do të ndajë mirënjohjen “Shkencëtari më i mirë i ri” për vitin 2013.

Kjo mirënjohje e cila jepet për të arritura në fushën e shkencës, ndahet për të katërtën herë me radhe. 

Një gjë vërehet qartë së që nga fillimi i ndarjes së kësaj mirënjohje tani më tradicionale, që deri më sot asnjë shqiptarë nuk ka qenë fitues.

Sa i përket konkursit dhe të paraqiturve në të për të fituar këtë titull, nga Kabineti i Presidentit, nuk përgjigjet askush me pretekstin se janë të zënë për momentin në organizimin e këtij manifestimi.

Nga ana tjetër tre fituesit e viteve të kaluara ishin Katerina Bançeva, Trifçe Sandev dhe Nikolla Zllatanov, të cilët morën nga 60 mijë denarë shpërblim.

Tani mbetet të shohim se kush është i përzgjedhuri i vitit 2013 i cili do të kurorëzohet me titullin “Shkencëtari më i mirë i ri”.

Lajme të ngjashme

Back to top button